VIDEO/ Ilir Alimehmeti: Ky është një regjim. Gjykata Kushtetuese i bie që të jetë e kapur

18:55, 20/12/2023
A+ Aa A-

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti i ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, duke komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese u shpreh se, kjo na tregon se ajo është e kapur.

Sipas Alimehmetit, aktualisht në Shqipëri  është instaluar një regjim.

‘Qartësisht nuk është shtet i së drejtës dhe as Republikë Kushtetuese. Janë hapa shumë pas me atë zhvillimin tonë të reformës gjyqësore që quhet si standard i mirë. Janë hapa pas.

E shoh si element që të dekurajon edhe më shumë si qytetar, por kur e shikoj nga ana politike. Ky është një regjim.

Ka një fillim, fund dhe një rrjedhë ngjarjesh dhe duket se këto po i vendosin me këtë shpejtësi kaq të madhe sepse duan të paracaktojnë fundin e këtij filmi.

Bërja bisht nuk është asnjëherë gjë e mirë. Gjykata Kushtetuese i ka bërë bisht detyrës së vet. Kjo është ajo gjëja që më shqetëson thelbësisht.

Ke një detyrë, ekziston për këtë detyrë. Nëse ti këtë nuk e bën, nuk ekziston.

Kush e ndalon që ky precedent të merret në mënyrë të vazhdueshme dhe të përdoret për çdo lloj gjëje dhe për çdo kënd.

Pra minon atë besimin që kanë njerëzit tek Gjykata Kushtetuese.

Kjo i jep fund fjalës, a është e kapur.  I bie që është e kapur’, tha Ilir Alimehmeti në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco