Ivi Kaso: Gjykata Kushtetuese krijoi një precedent të rrezikshëm për shtetin ligjor

Ivi Kaso: Gjykata Kushtetuese krijoi një precedent të rrezikshëm për shtetin ligjor

17:52, 20/12/2023
A+ Aa A-

Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso e ka cilësuar si të rrezikshëm vendimin e dhënë sot nga Gjykata Kushtetuese në lidhje me kërkesën e 1/5 së deputetëve të PD, për të sqaruar këtë mosmarrëveshje kushtetuese mes Kuvendit dhe SPAK.

Reagimi i Ivi Kaso:

Gjykata Kushtetuese me këtë vendim të çuditshëm ka hedhur një precedent të rrezikshëm për shtetin ligjor.

Pasi ka ndryshuar jurisprudencën e saj ( dhjetëra vendime) mbi legjitimitetin e pakushtëzuar të 1/5 të deputetëve të Kuvendit për të verifikuar jo vetëm konfliktin e kompetencave por edhe kontrollin abstrakt të normës kushtetuese ajo i hap rrugën marrjes së çdo kompetence të Kuvendit nga Qeveria, meqë bëhet fjalë për të njëjtën maxhorancë.

Kush mund ta verifikojë, bie fjala, konfliktin e kompetencave për sa i përket funksionit ligjvënës të Kuvendit? Po nëse këtë vendos ta bëjë Qeveria nga nesër duke i quajtur VKM ligje??

Duhet që Kuvendi me maxhorancën e Ramës të çojë në Kushtetuese vendimet/ ligjet e Qeverisë Rama? Nga ana tjetër Gjykata Kushtetuese sot ka konfirmuar 2 qëndrimet e forta të Sali Berishës:

- Marrja e kompetencave të Kuvendit nga SPAK/ GJKKO është antikushtetuese-Gjykata Kushtetuese e kaloi çështjen nga verifikimi paraprak për shqyrtim në mbledhjen e gjyqtarëve- dmth çështja ka materie kushtetuese!

- Kërkesa nuk bëhet për rastin tim personal (S.Berishës)- Gjykata Kushtetuese tha sot që halli qenka i Kuvendit që i janë marrë kompetencat!!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco