'Çfarë mase do merrni për Berishën?'/ Altin Dumani: E ka në dorë ish oficeri i Sigurimit të Shtetit, Arben Kraja

'Çfarë mase do merrni për Berishën?'/ Altin Dumani: E ka në dorë ish oficeri i Sigurimit të Shtetit, Arben Kraja

12:21, 20/12/2023
A+ Aa A-

Mazhorancës në Kuvend pritet të miratojë në seancën e nesërme kërkesën e SPAK për arrestin e kreut të PD-së Sali Berisha.

Por, çfarë mase do të kërkojë SPAK për Sali Berishën?

Pyetja iu bë kreut të SPAK Altin Dumani. “Është në vlerësimin e prokurorëve. Prokurorët e çështjes e dinë”, tha Dumani në përgjigje të interesit të gazetarëve pas një aktiviteti. 

Pra, kreu i SPAK ia ka lënë në dorë arrestimin e liderit të opozitës, ish oficerit të Sigurimit të Shtetit dhe ish kandidatit për deputet të Partisë Komuniste, Arben Krajës.

Por, nëse ndaj kryedemokratit do të kërkohet masa e arrestit në shtëpi apo ajo e arrestit me burg, këtë nuk e sqaroi as vetë  ish oficeri i Sigurimit të Shtetit gjatë seancës në Këshillin e Mandateve, Arben Kraja. Siç duket presin t'u komunikojë Ermonela Felaj urdhërin e Ramës, pasi siç e shpjegoi edhe vetë Felaj në Këshill, Berisha nuk rri urtë, por mobilizon njerëz, mbledh njerëz dhe shqetëson pushtetin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco