Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Berisha: Prençi është mik i McGonigal, bashkë me Krajën injoruan çdo dokument për të amnistuar Veliajn

Berisha: Prençi është mik i McGonigal, bashkë me Krajën injoruan çdo dokument për të amnistuar Veliajn

12:28, 20/12/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD, Sali Berisha, duke analizuar profilin e prokurorëve të SPAK të angazhuar me hetimin e aferës së inceneratorëve, pas Arben Krajës, foli për Dritan Prençin.

"Prokurori tjetër Prençi, një mik i njohur i McGonigalit, - tha kreu i opozitës, - nuk mund të hetonte kurrë po të kishte minimumin e minimumit të ndërgjegjes së zyrtarit, mbasi lidhjet e tij me Zoton, të strukturuara, nuk lejonin hetimin e aferës së shekullit nga Prençi. Pra, janë këta dy persona, të cilët kanë injoruar dhe fshehur çdo dokument të shtetit, për të amnistuar Erion Veliajn.

Ne jemi këtu sot se si këta prokurorë politikë kanë shumëzuar me zero kontrollin e institucionit kushtetues për kontrollin e buxhetit, Kontrollin e Lartë të Shtetit, lidhur me këtë vjedhje të shekullit.

Zoti Këlliçi do ju njohë ju me konkluzionet e këtij raporti, në të cilin del e qartë si drita e diellit se Erion Veliaj ka vjedhur ditën për drekë dhe ka bërë gjithçka që të kalojë në kontot e tij offshore dhe të Edi Ramës, nuk po them 130 milionë euro, por minimumi 100 milionë se ta zëmë se 30 milionë i kanë bërë dorovitje. Këto janë konstatime të KLSH që për Krajën dhe Prençin, roli i  të cilit në grupin e strukturuar Rama-McGonigal-Neza-Duçka është për t’u hetuar dhe sqaruar."

Dritan Prençi bën mirë të tregojë a ka marrë pjesë në gjobëvëniet e McGonigal në Tiranë

Berisha: "Bën mirë që Dritan Prençi t’i tregojë vetë lidhjet, cilat kanë qenë lidhjet e tij me McGonigalit dhe a ka marrë pjesë në sistemin e gjobave që McGonigal ka vendosur në Shqipëri me Edi Ramën. Pyetja ime: A ka marrë pjesë në sistemin e gjobave që ai ka vendosur ndaj biznesmenëve si grup i strukturuar kriminal me Edi Ramën, Agron Nezën dhe Dorian Duçkën në Tiranë?"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco