Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

‘A show’/ Rezarta Caushaj: Veliaj ka një rrjet gazetarësh që i paguan për të shtrembëruar faktet

22:13, 19/12/2023
A+ Aa A-

Rezearta Caushaj ishte e ftuar në  'A Show'  ku moderatori Adi Krasta zhvilloi një intervistë tepër pikante me aktivisten.
 
E pyetur nga Krasta se a mendon që kryetari i Bashkisë së Tiranës ka bërë dhe bën pagesa për njerëzit e gazetarisë, Çuashaj u shpreh se Veliaj e ka rutinë këtë veprim.

Pjesë nga intervista:

Adi Krasta: Mendon që ka influencues të opinionit publik të rrjeteve online në Shqipëri që janë paguar dhe paguhen sot nga inceneratorët?

Çaushaj: Mendoj se po.

Krasta: Mund të ketë ndodhur kjo me ty?

Çaushaj: Absolutisht jo. Nuk ekziston si mundësi nuk ka ndodhur.

Krasta: Mendon që kryetari i Bashkisë së Tiranës ka bërë pagesa për njerëzit e gazetarisë që i shërbejnë apo për njerëz publik për të bërë një lloj fshehje të informacioneve të tij, një lloj selektimi, për të bërë ndoshta një lloj opozitarizmi po sipas regjisë së tij?

Çaushaj: Mendoj se ai e ka rutinë këtë veprim. Domethënë ai ka një rrjet gazetarësh të cilët i paguan në një mënyrë apo në tjetër për të shpërndarë kronikat që ai u jep të gatshme, për të bërë intervista të lezetshme që nuk kanë asnjë pyetje sfiduese, për të paraqitur në një farë drite siç ai kërkon, një fenomen, një akuzë, një shërbim të Bashkisë cila do të jetë çështja, për të shtrembëruar fakte, për të parë nga njëra anë dhe jo nga ana tjetër. Mendoj se ai e bën këtë rutinisht që në momentin që ka hyrë në politikë.

Krasta: Mund të ketë ndodhur që te këtë një pagesë nga zoti Veliaj për ty.

Çaushaj: Jo

Krasta: Pra praktikisht ti e ke plotësuar kushtin që për të qënë një njeri që ka një mendim të caktuar cilin do qoftë mendim ai/ajo qëndron në një largësi të shëndetshme nga individët që janë gati të të paguajnë për të të përdorur, për të të mbyllur gojën ose për të devijuar, ti e ke realizuar këtw, po?

Çuashaj: Mendoj se po, se nuk jam paguar as nga zoti Veliaj as nga kundërshtarët e zotit Veliaj. Nëse me lejoni të shtoj diçka. Unë aktivitetin tim gazetaresk e bëj kundrejtë asnjë lloj pagese. Unë kam një punë timen që më siguron jetesën dhe jam siguruar që gazetaria të mos e lidh me aktivitetin që më siguron jetesën. Është një vendim i vetëdijshëm nga ana ime, pikërisht sepse jam më e paanshme është një shërbim që unë e konsideroj si shërbim publik.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco