SYRI TV/ PL mbledh Asamblenë e të Zgjedhurve Lokalë, Meta: Këshilltarët tanë të rikthejnë llogaridhënien

14:34, 19/12/2023
A+ Aa A-

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta mblodhi asamblenë e të zgjedhurve vendor nga ku akuzoi  kryebashkiakun e Tranës Erion Veliaj se ka në fokus vetëm  inceneratorin, vjedhjet e abuzimet,dhe jo qytetarët e Tiranës. Sipas Metës, në landfillin e sharrës  ndërtohet pa leje në 15 hektarë tokë dhe askush nuk reagon  ndërsa  qytetarët arrestohen për një dritare. Ai u beri thirrje këshilltarëve bashkiak të   punojnë intensivisht për rikthimin e transparencës dhe llogaridhënies në nivel lokal

Syri tv

Partia e Lirisë mblodhi këtë të martë Asamblenë e   të zgjedhurve vendor,  per të diskutuar lidhur me problematikat  në qeverisjen lokale dhe  rolin e këshilltarëve të opozitës për rikthimin e llogaridhënies. Gjatë fjalës së tij në Asamble, kreu i PL Ilir Meta, hodhi akuza ndsaj Bashkisë Tiranë se po tenton të bllokojë transparencën, ndërsa theksoi se fokusi i kryebashkiakut Erion Veliaj janë vetëm djegësit dhe korrupsioni. Sipas tij në landfillin e Sharrës ndërtohet pa leje në 15 hektarë tokë dhe askush nuk reagon  ndërsa  qytetarët arrestohen për një dritare.

Edhe  kryetari i grupit të këshilltarëve të PL në bashkinë e Tiranës Endrit Braimollari akuzoi Veliajn se është përgjegjës kryesor i aferës me djegësat.

Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi prezantoi edhe 11 proopozimet e kësaj force politike për uljen dhe heqjen e taksave vendore, duke përfshire atë të arsimit, infrastrukturës, të kontributit të subjekteve private, si dhe përgjysmimin e taksave të pastrimit, të lejeve të punimit, dhe tarifës për parkimin publik.

Ndërkohë  nënkryetarja Floida Kërpaçi dhe këshilltarja bashkiake Eriona Hoxha sollën në vëmendje mungesën e ujit të pijshëm, çerdheve dhe kopshteve në kryeqytet dhe propagandën e dështuar të kryebashkiakut Veliaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco