Kuvendi noterizon dëshirën e Ramës për komisionet hetimore

Kuvendi noterizon dëshirën e Ramës për komisionet hetimore

14:05, 19/12/2023
A+ Aa A-

Komisioni parlamentar i Ligjeve miratoi sot, ndryshimet e propozuara nga partia socialiste në Komisionet Hetimore me 15 vota dhe asnjë kundër.

Tani këto ndryshimet do të votohen në seancën e fundit parlamentare të këtij viti që mbahet më 21 dhjetor. Në axhendë ishin dhe dy nisma të tjera, njera nga Edmond Spaho dhe tjetra nga Jorida Tabaku, të cilat nuk u diskutuan.

Konkretisht, Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, më 19 dhjetor 2023 miratoi projektligjin "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8891, datë 2.5.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit”’, nismë e depozituar nga socialistja Ermonela Felaj.

Dy nismat që nuk u trajtuan ishin të opozitës:

Projektligj “Për ndryshime në ligjin nr. 8891, datë 2.5.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit”’, nismë e depozituar nga z. Edmond Spaho dhe projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8891, datë 02.05.2022 “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit”, nismë e depozituar nga znj. Jorida Tabaku.

Lexo: Rama më 24 nëntor 2023: Nuk lejoj komisione hetimore, do të ndryshoj edhe Ligjin e Komisioneve!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco