Tela: Alibeaj ishte aq i kënaqur që po votonte për arrestimin e Berishës, sa për pak do pranonte të ishte edhe relator i çështjes

Tela: Alibeaj ishte aq i kënaqur që po votonte për arrestimin e Berishës, sa për pak do pranonte të ishte edhe relator i çështjes

13:50, 19/12/2023
A+ Aa A-

Për analistin, Andi Tela, shfaqja e djeshme në Këshillin e Mandateve ku u diskutua për imunitetin e liderit të opozitës pati një moment pikant sa i përket qëndrimit të deputetit të Bashës, Enkelejd Alibeaj. 

Tela u shpreh se Alibeaj ishte aq entuziast sa habiti edhe deputetët e mazhorancës për pathosin e treguar, aq sa, po t’i kishin thënë bëhu edhe relator i çështjes në ditën e votimit në Parlament, Alibeaj do të pranonte.

Komenti i Andi Telës në emisionin TëPaEkspozuarit: 

“U përpoq të bënte atë çfarë ka bërë gjithmonë Alibeaj, pra, edhe në momentin kur Basha nuk ishte i tërhequr dhe ky merrte rolin e kryetarit të partisë, përpiqej të mendonte se ishte realisht kryetari, dhe këtu mendon se është realisht ish ministër drejtësie dhe po artikulon mediatikisht për publikun se si duhet të sillet SPAK. 

Bënte dhe pyetje ndaj avokatëve për të kuptuar diferencën me publikun. 

Ajo çfarë duhet thënë, është se në atë sallë, në mungesë të katër përfaqësuesve të tjerë të PD-së, po ta shikoje mirë kishte një moment shumë interesant. 

Arben Kraja në dialog me Alibeajn tha edhe unë jam sulmuar politikisht, por unë asnjëherë nuk e kam dashur politikën, asnjëherë nuk i kam hyrë politikës, ndërkohë që ai ka qenë kandidat për deputet i Partisë së Punës në zgjedhjet e vitit 1991. Iku kjo pjesë. 

Pjesa tjetër interesante, Klotilda Bushka që ishte përfaqësuese e PS, në një moment subkoshience, ju drejtohet avokatëve dukë thënë se: Na duhet të bëjmë dhe disa pyetje për proces verbal, pra e kuptoni? 

E kemi marrë vendimin, e kemi ndarë se çfarë do bëjmë dhe hajde të bëjmë disa pyetje që mbahen shënim atje dhe që rrinë në proces verbal. 

Në këtë vorbull ishte dhe Alibeaj. 

Domethënë ishin 6 veta atje që duhet të bënin… tabloja sinoptike ishtë përcaktuar, këta ishin një pjesë e tablosë sinoptike, pjesa e tyre ishte që duhet të ushtronin në atë moment. 

Në një moment i thanë a do bëhesh realtor sepse duhet të caktohet një realtor i çështjes për ta çuar në Parlament dhe nuk shkoi deri në atë pikë sa  të thoshte, “Po e marr përsipër si realtor”.

Lul Basha mund të vazhdojë ta mbajë vulën, sepse Gjykata, pra kërkesa është e Berishës, Berisha fitoi shkallën e parë, ja rrëzoi Apeli dhe shkon në Gjykatë të Lartë, tani dhe thotë ‘më lini në fuqi vendimin e shkallës parë’. 

Kështu që, ajo mund të kthehet prapë për rigjykim”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco