Berisha: Padia penale do ngrihet ndaj Prençit dhe Krajës! Këtu vlojnë miliona euro

Berisha: Padia penale do ngrihet ndaj Prençit dhe Krajës! Këtu vlojnë miliona euro

12:48, 19/12/2023
A+ Aa A-

Gazetarët e kanë pyetur sot Kryetarin e PD-së, Sali Berishën, për detajet e padive ndaj prokurorëve të SPAK-ut që priten të ngrihen, pasi ai njoftoi më herët se PD do ngrejë padi penale ndaj "skapistëve" Kraja dhe Prençi.

"Kjo padi penale ngrihet kundër Prençit dhe Krajës, - tha Berisha. - Sepse Kraja i ka nip dhe mbesë në dy sqetullat e Erion Veliajt. Përveç urdhrit politik, mos harroni se këtu vlojnë miliona euro. Se janë 130 milionë, për të cilët Erion Veliaj nuk kontrolloi një ditë, me qëllim që të vidhet, zbatimin e projektit. Se kishte një projekt.
Në këtë rast, për këta të dy. Por rast pas rasti ne do ngremë padi për çdo amnisti. Ne besojmë se amnistia është e drejtë e parlamentit dhe jo kurrë e prokurorisë.

Si mund të bindesh ti që Ilir Beqaj nuk qenka përgjegjës kryesor, kur ka kryer hallkë pas hallke, veprime kryesore për sterilizimin?

Dhe pasi e ktheu një gjykatës amnistinë e parë, i japin amnistinë e dytë duke bërë dudumin. Duke thënë se është fajtor që nuk ka zbuluar konfliktin e interesit të këtyre të dyve.

Që nuk ka asnjë detyrim ai të zbulojë atë. Kanë detyrim ata që janë në konflikt interesi të deklarojnë se janë në konflikt interesi. Është universale kjo.

Atëherë do paditen edhe ata që kanë bërë amnistinë e dytë.

Do mbrojmë interesin publik ndaj një grupi që siç tha Edi Rama, individi paguhet më shumë se presidentë të rajonit.

Populli nuk i paguan ata në këtë mënyrë për të amnistuar krimet e shëmtuara financiare, të padëgjuara, qindra milionëshe. I paguan për të zbatuar ligjin."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco