Meta, këshilltarëve të tij bashkiakë: Kërkoni llogari për çdo qindarkë të taksave!

Meta, këshilltarëve të tij bashkiakë: Kërkoni llogari për çdo qindarkë të taksave!

12:06, 19/12/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u kërkoi sot këshilltarëve bashkiakë të kësaj partie, të mbledhur në Asamble, që të mos bëjnë asnjë kompromis në Këshillat Bashkiakë ku janë zgjedhur, por të kërkojnë llogari për çdo qindarkë të taksave që paguajnë qytetarët, që ato të mos shpërdorohen dhe të shkojnë për shërbime që nuk ekzistojnë siç është inceneratori i Tiranës.

Meta tha: “Unë besoj shumë që gjithçka varet nga përkushtimi i këshilltarëve tanë dhe padyshim që këshilltarët tanë në bashkinë e Tiranës kanë bërë një punë të shkëlqyer, e cila evidentohet çdo ditë, edhe në  bashkitë e tjera, por do të evidentoja këshilltarët tanë në Kamzë që i kanë dhënë mjaft zë, problemeve dhe interesave të komunitetit atje dhe kanë vendosur në një presion shumë të qartë kryetarin e bashkisë dhe administratën arrogante apo këshilltarët tanë në bashkinë e Kuçovës, ku ndihet angazhimi dhe fryma e mbrojtjes ë interesit qytetar pa asnjë kompromis dhe besoj se kudo në të gjithë vendin, qytetarët tanë duhet të jenë aktivë sa më shumë.

Është shumë e rëndësishme të kërkojmë llogari për çdo qindarkë, taksë, që paguajnë qytetarët në të gjithë vendin. Është shumë e rëndësishme që të mos shpërdorohen apo të mos shkojnë për shërbime që nuk ekzistojnë, siç është ai i inceneratorit të Tiranës.

Inceneratori i Tiranës lejohet të bëjë 15 ha depozitime jashtë lejes së ndërtimit, ndërkohë që nëse një qytetar apo një biznes tenton të rregullojë nj dritare, vjen menjëherë Policia bashkiak a Ndërtimore dhe as nuk lejohet të riparohet një mur pa leje.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco