VIDEO/ Mërtiri në Çim Peka LIVE: E gjithë dosja është stisur nga prokurori i SPAK, Klodian Braho

21:34, 18/12/2023
A+ Aa A-

Gjatë diskutimit në Çim Peka LIVE në SYRI TV, Mirel Mërtiri ka lëshuar një deklaratë bombë.

Mërtiri tha se, dosja është e stisur nga prokurori i SPAK, KLodian Braho.

‘Nëse ju dëshironi që unë të flas në emër të zotit Koka, unë nuk e di pse zoti Koka apo ministria pranoi këtë ofertë nga ana jonë.

Unë di të them që zoti Koka dhe të gjithë ata që janë akuzuar për dosjen e Elbasanit, ndodhen në mënyrë të padrejtë në burg.

A e dini ju se njerëzit sot janë në burg në mënyrë të padrejtë?

Të gjithë faturat që SPAK ka paraqitur në dosjen hetimore janë fatura dhe akte të hetuara që prej vitit 2017. Pra, nuk ishte hera e parë që këto fatura hetoheshin.

E dyta si mundet të thuhet se këtu është vjedhur, është abuzuar, kur vetë vlerësuesi i emëruar nga SPAK, thotë se vlera e investimit për impiantin e përpunimit të mbetjeve në Elbasan, është më e madhe se vlera e kontratës.

E gjithë kjo dosje është dosje e stisur. E gjitha është një dosje e stisur nga prokurori i SPAK.

Prokurori quhet Klodian Braho.

Unë mendoj se e ka bërë për arsye që i ka shërbyer dikujt në politikë ose dikujt në privat. Që në momentin e parë kur kjo dosje është prezantuar në gjykatë, avokatët e mi kanë njoftuar se dosja është e ndotur, që do të thotë se është një dosje e bërë nga fillimi deri në fund në mënyrë fiktive dhe jokorrekte.

Provat janë vendosur ashtu sicc ka dashur prokurori i SPAK, me qëllim për të më goditur mua dhe familjen time, për arsye të dikujt tjetër që ndoshta nuk ishte në dosje’, tha Meril Mërtiri në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco