VIDEO/ Si e vuri qeverinë në rresht? Mërtiri: Unë dhe familja ime vendosëm të bëjmë një kërkesë të pakërkuar

21:24, 18/12/2023
A+ Aa A-

Mirel Mërtiri tha në Çim Peka LIVE se Klodian Zoto është miku i tij i ngushtë.

‘Klodian Zoto, përveçse është një miku im shumë i ngushtë, gjithashtu ka edhe aktivitetin e tij me kompaninë ITS, Integrated Technology Services.

Zoto është nënkontraktor, nuk ka marrë të gjitha nënkontraktimet, ka marrë një pjesë.

Unë jam, ka qenë dhe vazhdoj të jem drejtor projektesh në kompaninë Integrated Technology Services.

Ashtu sikur jam përfaqësues i kompanisë Geogenix prej vitit 2017,’ tha Mërtiri.

Ai u pyet më pas nga gazetari Enton Abilekaj se si u vu qeveria  në vijë për një kërkesë të pakërkuar nga ana e tij.

Abilekaj e pyeti se si i erdhi ideja për të ndryshuar strategjinë e mbetjeve duke sjellë procesin e djegies.

‘Ju e dini shumë mirë që mbetjet në qytetin e Elbasanit, vetëm në shtëpitë e çdo familje vetëm nuk hynin. Ishte një gangrenë për atë qytet.

Duke parë se çfarë ndodhte, unë dhe familja ime vendosëm të bëjmë një kërkesë të pakërkuar.

Pra, iu drejtuam qeverisë me një zgjidhje ashtu siç e kërkon ligji.

Ne iu drejtuam institucioneve përkatëse, të gjitha shkresat janë aty.

Ne nuk kemi nxitur asnjë gjë, ne thjesht iu jemi drejtuar institucioneve përkatëse për zgjidhjen e problematikës.

Në gjykimin tonë, ishte një ofertë e pakërkuar dhe PPP ishte një zgjidhje biznesi. Gjithsecili kur mendon të bëjë biznes, bën zgjidhjet e veta.

...Shoqëria Albtek ka dërguar pranë qeverisë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për këtë lloj zgjidhje. E pëlqen apo jo qeveria, kjo nuk varet nga ne.

Në perceptimin tim, në zgjidhjen time dhe duke qenë unë mendoj se njoh diçka në këtë strukturë menaxhimi mbetjesh, zgjidhja që u bë për impiantin e incenerimit në Elbasan ishte zgjidhja më e mirë, më e nevojshme dhe e duhura,’ tha Mërtiri.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco