Manipuloi në Komisionin e Mandateve, Burimi: Alibeaj kreu një vetvrasje politike

19:20, 18/12/2023
A+ Aa A-

Gazetari Genc Burimi I ftuar në Task Force me Sonila Meçon në Syri Tv teksa komentoi zhvillimet e ditës së sotme në Këshillin e Mandateve për heqjen e imunitetit të kryetarit të PD-së Sali Berisha, u shpreh se Enkelejd Alibeaj sot kreu një vetvrasje politike.

Ai thotë se Alibeaj tentoi të manipulonte duke krahasuar me rastin e Tahisit, por sipas Burimit, rasti i Berishës është shkelje e Kushtetutës.

“Për mua Alibeaj kreu një vetvrasje politike  sepse nuk u bashkua me lukuninë e mazhorancës por u vu ai vetë në krye kundra të drejtave të opozitës.

Alibeaj manipuloi kurse Çuçi mashktroi. Alibeaj manipuloi sepse diskursi I tij kishte të thoshte që ne si opozitë jemi koherentë, kërkuam të njëjtën gjë nga Tahiri, të kërkojmë të njëjtën gjë edhe për Berishën. Nuk është situatë ekuivalente sepse në rastin e Berishës ka shkelje të Kushtetutës. As vetë Berisha sot nuk e kundërshton faktin që në qoftë se Drejtësia e Re e thërret do të shkojë. Berisha smund të jetë as sipër as nën ligje dhe kjo ishte e rëndë nga ana e zotit Alibeaj.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco