Rama mbledh Këshillin e Mandateve për të përjashtuar liderin e opozitës nga Parlamenti, qytetarët në mosbindje civile. Çfarë pritet të ndodhë sot

Rama mbledh Këshillin e Mandateve për të përjashtuar liderin e opozitës nga Parlamenti, qytetarët në mosbindje civile. Çfarë pritet të ndodhë sot

10:46, 18/12/2023
A+ Aa A-

Një e hënë e gjatë pritet të jetë kjo e sotmja në jetën politikë shqiptare. Mesdita e sotme pritet ta gjejë opozitën në protestë, për të zbatuar atë që e cilëson si mosbindje civile. Protesta do të mbahet përpara Kryesisë së Kuvendit, teksa në një prej ambienteve të kësaj godine, Këshilli i Mandateve të Ramës do të mblidhet në orën 12:00 për të marrë në shqyrtim kërkesën e SPAK-ut, që kërkon dhënien e autorizimit për arrestimin e liderit tëopozitës Sali Berisha.

Këtij të fundit i është caktuar masa ‘detyrim paraqitje’ për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, masë së cilës Berisha nuk iu përgjigja për shkak të paligjshmërisë dhe antikushtetushmërisë së SPAK.

Ende nuk dihet nëse lideri demokrat do të shkojë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, megjithatë ai ka pohuar se do ta njohë vendimin.

Ndërkohë deputetët e opozitës dhe qytetarët kanë vendosur të protestojnë përballë Kuvendit në kuadër të betejës për mbrojtjen e të drejtave të opozitës në Parlament.

Kujtojmë se 28 deputetë të grupit parlamentar të Partisë Demokratike teksa e cilësojnë në shkelje të ligjit themeltar të shtetit dhe një vendim të diktuar politikisht masën e dhënë nga SPAK-u ndaj Sali Berishës, iu drejtuan pak ditë më parë Gjykatës Kushtetuese, duke i kërkuar togave të zeza pezullimin e masave shtrënguese ndaj ish-kryeministrit dhe interpretimin e nenit 73 të Kushtetutës, pika 2 e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco