SYRI TV/ Berisha: Skapistët morën peng gazetarin Elton Qyno

14:48, 16/12/2023
A+ Aa A-

SYRITV- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar, veprimet e  fundit të SPAK, ndaj gazetarit të kronikës, Elton Qyno,i cili  u kërcënua dhe u përball me kontrolle të  paprecedenta nga prokuroria speciale, për të treguar  burimet e informacioneve të tij.

Përmes një reagimi në  rrjetet sociale, Berisha ndalet te dëshmia e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumanit, duke thënë se  dëshmitë e tij u shitën me urdhër politik, kundrejt milionave.  

'Shitja e dosjes Dumani faktonte se Skapi deri në skutat e tij më të thella është në kontroll të plotë të organizatave kriminale.

'Nga shitja e dosjes Dumani, fitoi edhe Taulant Balla i cili sipas Dumanit nuk ishte ai personi që kishte urdhëruar fshehjen e revoleve në havllinë e një qytetari me qëllim arrestimin e tij si njëri që nuk ishte mposhtur nga banda e Ballës. Publikimi i këtij segmenti të dëshmisë Dumani jo që nuk e pafajëson Ballën, por e implikon atë edhe më thellë. Pra me shitjen e dosjes Dumani skapistët e partisë kryen një krim të shumëfishtë të cilin unë e kam denoncuar disa herë.' shkruan Berisha në postim.

Lideri  i opozitës, e  rikthen këtë ngjarje në kujtesë, duke bërë një paralelizëm,  me dëshmitë e Nuredin Dumanit, që u shitën nga prokurorët, ndërsa në rastin e gazetarit, Berisha thekson se Elton Qyno ka bërë detyrën, duke informauar  publikun, për aktet kriminale të prokuroreve.

'Por edhe më kriminal bëhet ky akt nga përpjekja e fundit e skapistëve të cilët për të mbuluar krimin e tyre morën peng gazetarin Elton Qyno i cili me publikimet e tij i bëri një shërbim shumë të çmuar publikut shqiptar duke i provuar atij se Skapi ka shitur dosjen më sekrete organizatave kriminale dhe se de fakto është një organ tërësisht i kontrolluar prej tyre.-Së pari kush e shkeli ligjin? Prokurorët që shitën dosjen e tyre më sekrete apo gazetari Qyno që informoi publikun për aktin e tyre kriminal? Për çdo njeri që i thot ligjit, ligjshkelës të ligjit janë ata që shitën dosjen, tradhëtuan Dumanin ndërsa gazetari guximtar Elton Qyno është një shërbëtor guximtar i publikut shqiptar dhe interesave të tij.' shton më tej Berisha.

Dy ditë më parë, SPAK mori në pyetje gazetrin Elton Qyno, dhe ushtroi  kontrolle në banesën e tij, duke i kërkuar  të  tregonte se si  i kishte sigurar komunikimet e Nuredin Dumanit me persona të tjerë në aplikacionin “Sky”, komunikimi që ishin pjesë e akteve hetimore.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco