Anila Hoxha: Unë nuk mund të hesht për Elton Qynon, shembulli që i jep dinjitet misionit dhe njeriut

Anila Hoxha: Unë nuk mund të hesht për Elton Qynon, shembulli që i jep dinjitet misionit dhe njeriut

14:31, 16/12/2023
A+ Aa A-

 

Nga Anila Hoxha: 

Unë nuk mund të hesht për Elton Qynon sepse kam të ngulitur në mendje dy momente.

E para , rrëfimi i tij krejt personal ; kur më tregoi se si teksa po investigonte për një aferë korruptive i ishte sygjeruar/ kërkuar/ këshilluar nga një prej ish shefave të tij që ta linte atë artikull se dëmtonte interesat e “ bossit”. Qyno nuk e braktisi kërkimin e botoi diku tjetër dhe nga ai “ hetim “ gazetaresk u godit një nga rrjetet shteterore të të bërit korrupsion.

Këtë moment e kam vleresuar së brendshmi , pa ja thënë asnjeherë se ai veprim këmbengules, për mua ishte tregues integriteti profesional kurajoje dhe shembulli që i jep dinjitet misionit dhe njeriut. Veçanërisht në një terren te vështirësi gazetaria

Momenti i dytë është ai i ditës kur shkoi në SPAK.

Po pinte kafe vetëm, me nje mollë në dorë ( se Eltoni e merr ushqimin me vete, ka dy fëmijë dhe një kredi) Përshëndeti edhe prokurorin Behar Dibra që ishte pak tavolina më tutje dhe u cua iku. Behar Dibra ishte ai prokuror që ndërkohë i kishte cuar ftesën për ta pyetur dhe as ai , as të tjerët , nuk e kuptuan se ndërkohë që halli më i madh i Qynos ishte ku ti fshihte telefonat.

Prokurori duhet ta ketë kuptuar më vonë se mbase gazetari i kishte fshehur telefonat në wc e atij bari ku palëve u shpëton ndonjë detaj, pse jo edhe dosjesh!

“ Kam takim me një burim më tha Qyno” dhe u largua nga bar Class , qq mesnaten e asaj dite ju shqye edhe depozita e ujit te tualetit , dyshuar si vendi i fshehjes se telefonave"

Nuk u mburr që e kanë thirrur ata te akuzës. As kërkoi ndihmë. As sensibilizim. Nuk e ka kërkuar ende as pas sekuestrimit te telefonave, kontrollit fizik dhe te banesës dhe vendit te punës

Natyrisht qe e pyeta gjerë e gjatë Elton Qynon, mbi çdo moment nga publikimi i dëshmise së Nuredin Dumanit , tek bisedat e Sky te njerëzve të krimit, të zyrtarëve të policisë dhe të ndonjë gjyqtari apo edhe ndokujt ne KLGJ që ekspozohet në Sky kur një kriminel kërkon nje datë gjyqi dhe emrin e gjyqtarit dhe më pas thotë se “do pyesë diku ne KLGJ se ka kontakte atje” .

Paradoks i dhumbshëm apo jo, se cfare transparance te hatashme ofrohet për kriminelët në një kohë kur gazetarët qarkullojnë si pula pa kokë, në një gjyqësor të shpartalluar qe nuk ofron vendime te zbardhura për mediat, me preteksin se nuk duhen prekur të dhënat personale. Dhe gazetarët vrapojnë nën këtë terr, duke i mbajtur fort pas burimeve, plotësisht te shenjta për ta.

Unë di dhe raste kur gazetarët kanë kërkuar informacion zyrtar për njerez potentë në krim dhe të nesermen jane tradhetuar nga institucioni, mbasi janë telefonuar dhe pikërisht nga ky personazh u është kërkuar llogari “ cfarë kërkon për mua”

Kjo është e vërteta e tradhëtimit të gazetarit shqiptar. Tjetra është, braktisja e tij. Lënia vetëm

Meqënëse flitet për gazetarë që kanë patur Sky, ( prokuroria ti vërë emer kësaj cështjeje, ti gjejë ata gazetarë , të kontribuojë për të verteten), ja bëra pyetjen që me shqeteson kolegut.

Elton -e pyeta a ke patur Sky, enchro?

Me pa i zhgenjyer dhe ma preu : - jo Anila. Kam patur një telefon qe ma dhuroi tete vjet më parë pronari dhe aty kam gjithcka timen. Të profesionit, familjes dhe aksesin ne banke. Tek i dyti mbaja dokumentat , nje arkivë e tërë dosjesh qe pastaj i printoj, u vendos emrat në krye dhe i ruaj dhe në shtëpi. Mi morën të gjitha !

Unë e di se jam gazetare dhe në shtëpine time ka nje mal me dosje, në zyrë po ashtu. Dhe i kam fshehur pas kësaj qe i ndodhi Elton Qynos. Jam e vërtetë në këtë qe po them!! Kolegët më panë se si disa dosje i “ pastrova” në zyrë, megjithëse kam vite që veproj me kundër masa , sikur dikush të jetë duke më ndjekur për të zbuluar e marrë në qafë njerëzit që me besojnë mua, flasin me mua dhe më tregojnë dicka !

Unë e di se sa i shqetësuar është Qyno për burimet sepse njeri prej tyre, prokuror kishte folur me te dy ditë me parë dhe e kishte zenë paniku. Me tregoi bisedën me Qynon dhe heshta. Heshta sepse e di cdo te thote te te BESOJNË e te mos TRADHËTOSH

Unë e di se cdo të thotë të gjurmohesh sepse duan të të zbulojnë burimet, një rrethi të ngushtë miqsh shumë muaj më parë ju kërkova të tregojmë vetem barsaleta në telefon.

Një ndër ta ishte Pandi Gjata, që e kam shmangur në telefon për një kohë të gjatë mbasi i rrefeva gjurmimin që po me ndodhte për gjetjen e nje burimi

Problemin me të cilin po përballet Elton Qyno që përgjatë një dite te tërë i është kërkuar burimi i lajmit, e kupton vetëm nje gazetar . Cdo ditë që kalon, me telefona nën ekspertize ,për një gazetar është sikur i kanë hapur zemrën për së gjalli dhe po i pickojnë cdo ind. E pyeta : Qyno çfarë mendove kur te pyesnin për burimin? Më ftuan tha , shkova. Më thoshin : zoti Elton nuk kemi gjë me ty, s'do ikësh ptej ketej pa treguar burimin. Një ditë të tërë, ( në një rrëfim që i takon gazetarit ta bëjë) atij ju kërkua me insistim burimi që nuk e dorëzoi

“ Por tani do më largohen të gjithë - thotë- do kenë frikë se jam i përgjuar”!

Unë nuk e besoj që burimet do tremben. Por nuk e di nese do ndodhë e njëjta gjë me gazetaret që raportojnë për drejtesinë, prokurorinë dhe policinë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco