'Abuzim me taksat', Blushi: Erion Veliaj u cakton Drejtor të Përgjithshëm kafshëve të egra të Kopshtit Zoologjik!

'Abuzim me taksat', Blushi: Erion Veliaj u cakton Drejtor të Përgjithshëm kafshëve të egra të Kopshtit Zoologjik!

13:13, 16/12/2023
A+ Aa A-

Nga Tedi Blushi

Në Tiranën e një mijë e një halleve, abuzimet me taksat e qytetarëve nuk kanë fund!

Për të qeshur dhe për të qarë: Erion Veliaj u cakton Drejtor të Përgjithshëm kafshëve të egra të Kopshtit Zoologjik.

Pagën e Drejtorit e propozon 1.4 milion lekë.

Pra "burgun" e kafshëve e kthen në Drejtori të Përgjithshme dhe cakton madje edhe Drejtor Drejtorie me pagë 1.15 milion lekë, si dhe Përgjegjës Sektori me pagë 920 mijë lekë.

Detyrat e tyre funksionale: të mbarështojnë kafshët e egra!

Që luani, majmuni, rrëqebulli, ujku, dhelpra, sorkadhja, qelbësi, fazani dhe kafshët e tjera kanë nevojë për Drejtor të Përgjithshëm, Drejtor Drejtorie dhe Përgjegjës Sektori këtë vetëm Erion Veliaj mund ta kuptojë!

Ndërkohë bonusi i qerasë që Bashkia e Tiranës jep për familjet që u janë shembur shtëpitë është 24 mijë lekë.

Ndërsa për personat me aftësi të kufizuar ndihma ekonomike varion nga 7 mijë në 30 mijë lekë!

Nuk është asgjë tjetër vetëm abuzim i pastër me taksat, shpërblim për patronazhistët nëpërmjet fryrjes fiktive të administratës! Kur në fakt është vetë për "kafaz" tek 313-ta për firmën e hedhur tek inceneratori i Tiranës!

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco