Berisha në Gjirokastër: Ja çfarë nënkuptojmë ne me mbrojtjen e votës!

Berisha në Gjirokastër: Ja çfarë nënkuptojmë ne me mbrojtjen e votës!

12:23, 16/12/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim sot me Kryesinë në degën e PD në Gjirokastër. Në fjalën e tij Berisha tha se ne jemi përpara një realiteti, i cili nuk mund të injorohet më tej dhe shpjegoi hapat që po hedh opozita për të mbrojtur demokracinë në vend, duke filluar nga liria e votës.

“Nuk mund të injorohet më tej, - theksoi ai, - dhe  nuk dua të bëj historikun, por po marr vetëm një aspekt. Një nga zotimet solemne të Sali Berishës, po edhe të atyre që ai përfaqëson, ka qenë mbrojtja e votës. Mbrojtja e votës së qytetarëve shqiptarëve!

Në mënyrë të përsëritur, edhe demokratë, por edhe gazetarë kanë shtruar pyetjen: Si do ta mbroni ju votën?

Kanë marrë një përgjigje: Mbrojtja e votës për ne është një proces! Se duhet të jemi ... dhe në këtë përgjigje, kam konstatuar se pati nga ata që e kuptuan, që nuk janë edhe me ne, por e kuptuan se çfarë nënkuptonte një proces. Pra, ne nuk nënkuptonim mbrojtjen e votës me pushkë, ditën e votimit, nuk nënkuptonim mbrojtjen e votës, ditën e votimit, me bojkot të zgjedhjeve, sepse kishim bërë një gabim historik me largimin nga zgjedhjet lokale, kishim firmosur në mënyrë të verbër instalimin e monizmit që kishim rrëzuar vetë dhe ajo s’mund të ndodhte.

Do të merrnim pjesë në zgjedhje, cilido që të ishte çmimi, do të merrnim pjesë në zgjedhje pavarësisht se para syve tanë u shkel çdo nen i Kodit Zgjedhor, u bë çdo diskriminim dhe pabarazi që mund të krijohej, ndaj një force politike, megjithatë jua them juve që ne vepruam drejt që morën pjesë në zgjedhje.

Por, çfarë konstatuam ne, se ne jemi forcë politike, jemi shtab politik dhe forca e transformimeve më epokale të kwtij vendi, të cilat janë e shkuara, miqtë e mirë. Ato transformime janë e shkuar, nuk janë e sotme, e theksoj këtë, po ne konstatuam se morëm një rezultat dëshpërues”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco