Vasili: Rama dhe Veliaj duhej të ishin me kohë përpara drejtesisë dhe duhet të ndiqen penalisht

Vasili: Rama dhe Veliaj duhej të ishin me kohë përpara drejtesisë dhe duhet të ndiqen penalisht

20:34, 15/12/2023
A+ Aa A-

Nënkryetari i PL, Petrit Vasili, ka reaguar në rrejtin e tij social Facebook, ku numëron përgjegjësitë e kryeminstrit Rama dhe kryetarit të bashkisë Tirnë Erion Veliaj mbi skandalet e njëpasnjëshme.

"Përgjegjësitë e Ramës dhe Veliajt janë flagrante dhe të provuara me qindra dokumenta shumë të rënda. Loja mediatike e pingpongut të përgjegjësive është zgjatim mafioz i aferës së inceneratorëve. Rama dhe Veliaj duhej të ishin me kohë përpara drejtësisë dhe duhet të ndiqen penalisht", shkruan Vasili.

Postimi i plotë:

Rama dhe Veliaj fajsojne njeri tjetrin ndaj SPAK ti arrestoje te dy!
Rama i zene per fyti po thote qe fajet i kane te tjeret dhe ai nuk ka asnje faj, por vetem sa e ka firmosur vjedhjen.
Veliaj po thote, qe nuk ka faj por fajin e ka Rama dhe aeveria sepse Veliaj paska qene thjesht nje klient i qeverise qe ka fajin dhe ky s'ka asnje pergjegjesi.
Pergjegjesia e Edi Rames.
Përgjegjësia individuale e Rames për inceneratorët është e totalit e provuar, që nga firmosja e deri te mbrojtja publike e korrupsionit të tyre.
Edhe kur afera e inceneratorëve u denoncua fakte, prova dhe dokumente e me emra të korruptuesve dhe të korruptuarve të qeverisë Rama vazhdoi t’i financonte dhe t’i mbronte.
Asnjë mase nuk mori Rama kundër atyre që u provuan të përfshirë në të, por në të kundërt u mor me shantazhimin dhe pengimin e drejtësisë dhe me fyerjen dhe sulmimin e opozitës që i denoncoi ato.
Edi Rama është çjerrë shumë për përgjegjësinë individuale, tani është rasti i paevitueshëm që ta filloje nga vetja.
Ta fillojë nga vetja sepse Rama ka mbështetur financuar dhe mbrojtur me bindje të plotë një vjedhje qindra milionë euro dhe për më keq me ndërgjegje të plotë ka gënjyer popullin publikisht.

 

Pergjegjesia e Erion Veliajt.
Erion Veliaj, ka qenë pjesë themelore e realizimit të vjedhjes së shekullit përmes inceneratorit të Tiranës; ka qenë pjesë e konceptimit të këtij projekti.
Erion Veliaj, ka rrëmbyer kompetencat e Këshillit Bashkiak, duke dhënë miratimin në parimin për studimin e fizibilitetit të inceneratorit të Tiranës.
Erion Veliaj ka futur ne borxh per 30 vjet qytetaret e Tiranes per nje vjedhje 500 milion euro.
Erion Veliaj ka lejuar zaptimin e 15 ha toke jashte teritorit te Lejes se Nddrtimit te Projektit te firmosur nga Edi Rams.
Erion Veliaj ka firmosur me dorën e tij dokumente të paligjshme dhe po kryen edhe aktualisht me fondet publike, pagesa të paligjshme për shërbime publike të pakryera.
Erion Veliaj, ka rrëmbyer kompetencat e Këshillit Bashkiak, duke dhënë miratimin në parimin për studimin e fizibilitetit të inceneratorit të Tiranës.
Erion Veliaj a refuzuar kerkesen zyrtare te Partise se Lirisë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, që të ndërpritet menjehere financimi i inceneratorit qe nuk ekziston si dhe te ndalet kjo vjedhje flagrante e taksave të qytetarëve permes projektit super korruptiv të inceneratorit të Tiranës.
Zyrtarët e Veliajt, ndaj të cilëve SPAK ka ngritur akuzë, nuk kanë vepruar të vetëm; ata kanë zbatuar urdhrat direkte të kryetarit të tyre dhe si një grup i strukturuar kriminal, ata duhet të ishin të gjithë sëbashku përpara akuzave shumë të rënda për inceneratorin e Tiranës.

 

P Ë R F U N D I M:
Pergjegjegjesite e Rames dhe Veliajt jane flagrante dhe te provuara me qindra dokumenta shume te renda.
Loja mediatike e pingpongut te pergjegjesive eshte zgjatim mafioz i aferes se inceneratoreve.
Rama dhe Veliaj duhej te ishin me kohe perpara drejtesisedhe duhet te ndiqen penalisht.
Çdo vonese e SPAK eshte inkriminim i tij dhe cdo vonese eshte e kundraligjshmr dhe ju jep oksigjen mafiozeve.
Te gjithë qytetarët presin me padirim që hajdutet Edi Rama dhe Erion Veliaj të vendosen përpara përgjegjësisë ligjore për këtë krim që ka bërë me dorën e tyre.



 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco