VIDEO/ Drejtoria e Taksave të Bashkisë Tiranë vjel taksa për pronën private

20:52, 15/12/2023
A+ Aa A-

Një jave më parë ju treguam se si Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore të Bashkisë Tiranë, taksonte në mënyrë arbitrare picerinë ‘Bella Napoli’, në pronësi të shtetasit italian Salvatore Zagaria.

Menjëherë pas këtij denoncimi, ne redaksinë tone erdhi një numër i madh ankesash ndaj praktikave mafioze te drejtorit te këtij institucioni Arli Naska dhe vartësve te tij. Mes tyre, edhe një zotëri i cili prej 5 vitesh ushtron aktivitet tregtar ne zonën e Xhamllikut.

‘Më është shkelur e drejta nga drejtoria e taksave Tiranë, për arsye se më kanë taksuar padrejtësisht. Nuk kam ç’bëj më, vetëm të iki natën të arratisem. Jam i vetëpunësuar, me shpresën që mund të gjejmë të ardhme në vendin tonë. Ky është dyqani im, që paguaj kontratë qiraje. Kurse nga porta e jashtë, më kanë taksuar padrejtësisht nga bashkia, që kam zaptuar tokën. Kjo është private, jo publike’.

Për këtë pretendim, ky zotëri disponon edhe një dokument pronësie, i cili fakton se hapësira e jashtme për te cilën drejtoria e taksave te bashkisë Tiranë hiqet si pronare, ne realitet është pronë private.

‘Disponoj fotokopjen e certifikatës së pronësisë. Është pronë private. Me zonjën nuk kemi probleme dhe më ka pohuar që na e ka lënë të punojmë. S’na ka kërkuar taksë, as mua, as tjerëve.’

38-vjeçari e përdor këtë hapësirë prej 5 vitesh por ndërrimi i inspektoreve te drejtorisë se taksave, i ka krijuar probleme qe nuk i kishte menduar.

‘Dy vitet e para kam siguruar këtë certifikatë, se ma kërkuan për hapësirën. Pas dy viteve u ndërruan inspektorët e zonës. Me inspektorin e parë kam qenë në rregull, se shihte certifikatën dhe ikte në punë të vet. Erdhi ky tjetri dhe nuk e njihte. Kërkonte certifikatën origjinale, po si mund ta kem unë kur nuk jam pronar. Më tha si do ja bëjmë? Kur thonë si do ja bëjmë, normale që kuptohet ryshfeti. I thashë nuk jap asnjë qindarkë, se kjo është private. Pas dy ditësh më tha kush i paguan taksat për këtë pronë. I thashë ç’punë kam unë me taksat. Mua s’po më kërkon pronarja. Iku. Pastaj më erdhi letra, që jam i taksuar për hapësirën publike.’

Detyrime me një shume te konsiderueshme, që nisin që nga viti 2020

‘Duke filluar nga viti i 3 që më kanë taksuar më sillni detyrimet çdo vit. Tani më sollën totalin që është 2 milion. Nuk kam paguar asgjë, e as do të paguaj. Vajta te drejtoria para dy vitesh dhe më tha juristja që do të marr në celular, do e rregullojmë. Asgjë s’u bë.’

Jo vetëm qe asgjë s’u be, por inspektoret u rikthyer serish duke i bere një propozim absurd

‘Më tha je për bllokim, ose mund të bësh një kontratë me zonjën që ka tokën jashtë, e atëherë ta fshij unë. Pronarja thotë që s’kam interes të bëj kontrata, por le të punojnë. S’kam shkelur as trotuar, asgjë.  Vetëm mua ma kanë shkelur të drejtën, as komshinjve askujt. I thashë inspektorit që pse taksohem vetëm unë se këto majtas-djathtas nuk kanë kontratë. Ato nuk taksohen.’

Përtej këtij absurditeti, ka edhe një element interesant qe denoncohet nga ky zotëri.

Asnjëherë askush nuk ka bere inspektim për te përcaktuar metrat dhe tarifën qe do te përkonte me këtë hapësire.

‘Në fillim inspektorët e kanë vërtetuar në bashki që është private dhe s’kam pse paguhem. Tani më taksojnë pa të drejtë 10 metër katror. Unë di që nëse dikush shkel pronën publike, vjen topografi dhe bën matjet, kurse këtu s’ka ardhur asgjë, është bërë me hamendje. Pas totalit (detyrimit) nuk jam ankuar më, se s’kam pasur mundësi. Ça ti ankohesh këtyre kur më kanë bërë këtë padrejtësi. Institucionet duhet të marrin masa për këtë shkelje që më është bërë  padrejtësisht’.

Për këtë shkelje te bere padrejtësisht, dikush mban përgjegjësi, inspektori i zonës, i cili jep një përgjigje absurde.

‘Kjo pronë është në emër tjetër. Zotëria duhet të bëjë në kontratë hua përdorimi me pronarin që ka certifikatën dhe pastaj i shuhen detyrimet.’

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco