Këlliçi: Veliaj i prishi shtëpinë gazetarit, kjo është ‘dhurata’ e shpirtkatranit për festa

Këlliçi: Veliaj i prishi shtëpinë gazetarit, kjo është ‘dhurata’ e shpirtkatranit për festa

20:09, 15/12/2023
A+ Aa A-

Anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi ka reaguar pas prishjes së banesës nga IKMT të gazetarit, Bled Marku.

Këlliçi është shprehur se devijimi i projektit të Unazës së Madhe, pa u dhënë shpjegim qytetarëve pse ndodhi, e la familjen e rradhës në qiell të hapur.

Postimi:

"Dhurata" e shpirtkatranit për festa.

Devijimi i projektit të Unazës së Madhe, pa u dhënë shpjegim qytetarëve pse ndodhi, e la familjen e rradhës në qiell të hapur. Këtë fat do të kenë edhe 700 familje të tjera që ende nuk dinë ç'do të bëhet me ta.

E nisën ditën sot me qejf nga shtëpia e gazetarit Bled Marku, ish kandidatit të opozitës për Këshilltar Bashkiak në Tiranë.

Po s'je dora e tyre të shkatërrojnë shtëpinë e të flakin në rrugë. Kështu ndodh, kur Erion Veliaj lihet i lirë dhe amnistohet totalisht, ndërkohë që duhet të ishte pas hekurave ai në vend të drejtorëve të tij. Ku je SPAK? Ku i ke sytë?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco