Begaj me homologun e tij në Shkup: Kënaqësi të takoj mikun tim Pendarovski!

Begaj me homologun e tij në Shkup: Kënaqësi të takoj mikun tim Pendarovski!

19:59, 15/12/2023
A+ Aa A-

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka takuar sot në Shkup homologun e tij të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovksi.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, kreu i shtetit shkruan: Gjithmonë kënaqësi të takoj mikun tim.

 

 

Edhe pse nuk ka dhënë ende detaje mbi çfarë kanë diskutuar presidentët, në foton e publikuar duken mjaft komodë e të qeshur.

Begaj e kreu këtë takim pas kthimit të tij nga Bullgaria atje ku zhvilloi dhe një konferencë të përbashkët me Presidentin Rumen Radev. Dy presidentët  folën për çështjet e bashkëpunimit mes dy vendeve, integrimin evropian dhe bashkëpunimin rajonal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco