Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Ulsi, çfarë ka ma nalt o burrë?!

Ulsi, çfarë ka ma nalt o burrë?!

19:43, 15/12/2023
A+ Aa A-

Në burgun e sigurisë së lartë, të burgosurit jo vetëm që mbajnë telefona, fusin drogë me raste, por fuskan brenda edhe armë.

Dhe jo vetëm kaq, por u krijoka hapësira e nevojshme edhe për të likuiduar kë të duan brenda qelive të burgosurit.

Mirë që nuk është Elisa Ministre se do na tregonte nja 10 filma të hollivudit ku të burgosurit vrasin njëri-tjetrin.

Vijmë te rasti i rëndë; Në një situatë të tillë, Ministri i Drejtësisë shkoi te burgu i Peqinit dhe doli para gazetarëve dhe tha se, “situata e rendit dhe e sigurisë në të gjitha burgjet tona është në kontroll”.

Nëse kjo quhet situatë nën kontroll, çfarë mund të jetë një situatë e dalë jashtë kontrollit, z. Ministër?

Por, për këdo që e ka dëgjuar Ulsiun se si premtonte poste për ma nalt në kohë zgjedhjesh, e ka shumë të lehtë të kuptojë se sa ma nalt institucioni i sigurisë, aq më shumë militantë partie është. Dhe për Usliun vendet e nalta, institucionet e sigurisë së lartë janë për militantët që kanë mbledh vota më shumë, jo për njerëz të specializuar të fushës, profesionistë.

Për kujtesë, se ç’kupton Ulsiu me “ma nalt”, po ju sjellim një pjesë të bisedës së Ulsi Manjës në prani të kryeministrit Rama, duke u premtuar poste ma natl militantëve, në varësi të votave që ata do vidhnin për partinë:

Biseda:

Ku je mer vlla?

Robert Aga: Në Peshkopi ? C’bëni mo?

Ulsi Manja: Hic më me kryeministrin.

Robert Aga: Ej, mu më duhet me shku pak atje.

Ulsi Manja: Ku mer?

Robert Aga: Te Bulqiza, po u ndërruam.

Ulsi Manja: Ne themi të shkosh për ma lart mer burrë.

Robert Aga: Mirë më mirë ju e dini, por unë kam qef dhe atë.

Ulsi Manja: Tani a do më dëgjosh mu, bisedo me Xhemalin se kët e kam si shefin e komisionit të sigurisë, ne bëjmë llafe të vish për ma nolt, për nai gjo ma të madhe, se mu mduken gjona të vogla ato o miku im…”.

Kjo është biseda ku Manja flet hapur e troç me shefin e Komisariatit të Dibrës në vitin 2016, vetëm pak orë pasi nuk u kishte dalë akoma dehja, deri në ekstazën e grabitjes së votave në bashkinë Dibër.

Ky personazh grotesk, me doktoraturë të dyshuar për plagjiaturë, flet për emërime nepotike në strukturat e larta të Policisë së Shtetit.

Mendojeni vetë se ç’bën sot ky që është në krye të Ministrisë së Drejtësisë. Sa nalt i ka ngjit militantët, se e ka edhe vetë në dorë sistemimin e tyre, s’ka nevojë t’i bjerë në qafë shokut Xhemal.

Ulsiu duhet të ishte “zhdukur nga politika”, por në Rilindje, kushdo që merret me shitblerje votash, ngjitet edhe ma nalt. “Thash për ma nalt o burrë”…

I burgosuri Sokol Mjacaj ekzekutoi këtë të premte me armë zjarri të burgosurin tjetër Arben Lleshi dhe plagosi Indrit Shaqan, brenda institucionit të vuajtjes së dënimit të sigurisë së lartë në Peqin. Një krim i pazakontë që dëshmoi dështimin e sigurisë së institucionit nën varësi të Ministrisë së Drejtësisë. Pas ngjarjes, Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha se “situata e rendit dhe e sigurisë në të gjitha burgjet tona është në kontroll”.

Manja e përmendi Sokol Mjacajn, këtë të premte, para se ai të kryente krimin me një pistoletë që dyshohet të jetë futur në burg me dron. Ai bëri një njoftim publik ku lajmëroi se Sokol Mjacaj do të futej nën regjimin e rreptë “41 Bis” për cënim të sigurisë në burg.

Njoftimin e veshi me mesazhe të theksuara propagande si “asnjë tolerancë” apo “do të zbatoj me rigorozitet ligjin”.

Mirëpo, vetëm pak orë më pas, propaganda iu kthye Ulsiut në bumerang.

I burgosuri që Manja njoftoi publikisht se do të futej nën regjimin e rreptë jo vetëm që nuk përfundoi aty, por brenda një burgu të sigurisë së lartë ekzekutoi një person dhe plagosi një tjetër, ndërsa bilanci mund të kishte qenë edhe më tragjik.

Pyetja për Ulsiun është- Çfarë ka ma nalt mo për sigurinë në burgje?

Çfarë e detyroi ministrin të përmendë publikisht emrin e një të burgosur që do futej në qeli të veçantë, kur kjo është një procedurë rutinë dhe s’ka pse merret ministri fare me të? Por tani që ndodhi ngjarja pas njoftimit publik, Ulsi Manja është i detyruar të japë shpjegime se pse e përmendi me emër Mjacajn

Pyetja tjetër që duhet t’i përgjigjet Ulsiu është, si e futi armën Mjacaj në burg?

Dhe e fundit, Ulsi, mos i ngjit kaq nalt militantët se do bësh hatanë nëpër burgje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco