‘Prishja e banesës së gazetarit/ Blushi: Kursimet e një jete janë bërë pluhur e hi, fat të ngjashëm do të kenë edhe 700 familje të tjera

‘Prishja e banesës së gazetarit/ Blushi: Kursimet e një jete janë bërë pluhur e hi, fat të ngjashëm do të kenë edhe 700 familje të tjera

17:58, 15/12/2023
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi ika reaguar pas shembjes së banesës së gazetarit,  Bled Marku, në Laprakë.

Blushi është shprehur se kursimet e një jete janë bërë pluhur e hi dhe fat të ngjashëm do të kenë edhe 700 familje të tjera që do të hidhen në rrugë të madhe në zbatim të një projekti mafioz, që favorizon firmat e ndërtimit pranë Erion Veliajt në kurriz të qytetarëve të thjeshtë, të moshuarve, fëmijëve dhe të sëmurëve që Krishtlindja dhe Viti i Ri do t'i gjejë në qiell të hapur.

Postimi:

Një krim i rëndë është konsumuar sot në Laprakë!

Kjo është banesa e gazetarit kurajoz Bled Marku, në Laprakë, e shembur sot brutalisht nga Bashkia e Tiranës për shkak të devijimit të projektit të Unazës së Madhe.

Kursimet e një jete janë bërë pluhur e hi dhe fat të ngjashëm do të kenë edhe 700 familje të tjera që do të hidhen në rrugë të madhe në zbatim të një projekti mafioz, që favorizon firmat e ndërtimit pranë Erion Veliajt në kurriz të qytetarëve të thjeshtë, të moshuarve, fëmijëve dhe të sëmurëve që Krishtlindja dhe Viti i Ri do t'i gjejë në qiell të hapur.

Përse u devijua projekti i Unazës së Madhe? Pse mungon transparenca dhe llogaridhënia? Ku do strehohen nga sot banorët e ngelur pa shtëpi? Sa është fondi i dëmshpërblimit dhe a është dakordësuar me banorët? Përse u favorizuan oligarkët dhe u goditën qytetarët?

Për këto pyetje dhe të tjera do të kërkoj shumë shpejt llogari derimë një nga Bashkia e Tiranës!

Ky është krim dhe drejtësia duhet të japë përgjigje sa më parë!

Solidaritet të plotë me 700 familjet e goditura në pabesi në pronat e tyre nga një regjim fashist, që gjakun, djersën dhe kursimet një jete ua bëri pluhur e hi në pak minuta!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco