Rama vazhdon përjashtimin e deputetëve të opozitës nga Parlamenti

Rama vazhdon përjashtimin e deputetëve të opozitës nga Parlamenti

16:42, 15/12/2023
A+ Aa A-

Sekretariati i Etikës përjashton me 10 ditë tre deputetë demokratë.

Saimir Korreshi, Edmond Spaho dhe Kastriot Piroli janë përjashtuar me 10 ditë nga Kuvendi pas kërkesës së Partisë Socialiste për masë ndëshkimore ndaj tyre.

Sekretariati i Etikës vendosi dënimin e tyre sipas rregullores në fuqi, sepse ndryshimet e reja të rregullores që u miratuan dje hyjnë në fuqi vetëm pas botimit.

Partia Socialiste kërkoi masën ndëshkimore për tre deputetët e opozitës pas seancës së djeshme në Parlament e cila u shoqërua me tensione mes palëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco