Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Firmos Rama/ Ish-asistentja e Kumbaros zëvendëson Beqajn në krye të SASPAC

Firmos Rama/ Ish-asistentja e Kumbaros zëvendëson Beqajn në krye të SASPAC

15:16, 15/12/2023
A+ Aa A-

Rreth 10 ditë më parë u raportua nga mediat për garën fasadë për zëvendësuesin e Ilir Beqajt në krye të Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC). Sot Edi Rama ka firmosur emrin e drejtorit të paracaktuar të këtij institucioni. Ajo është Joana Suli, për të cilën u shpall me urgjencë vendi vakant ditët e festave të nëntorit. Njoftimi paraprak u fshi nga faqja e Kryeministrisë sëpse duhej të ndryshonin kriteret në mënyrë që t’i hapej rruga Sulit.

Fillimisht kriteri për të qenë në krye të kësaj agjencie ishte përvoja prej 15 vitesh punë në pozicione drejtimi. Më pas u sajua një VKM e re që ulte këto vite nga 15 në 7 vite, enkas për t’ju përshtatur drejtueses së paracaktuar nga Edi Rama. Dhe kështu ndodhi, njoftimi u ripublikua me kriteret e reja dhe Suli u shpall fituese e “konkursit” qeveritar.

Në rreth 7 vite përvojë pune, më shumë se gjysmën prej tyre ajo i ka si asistente në paradhomën e Mirela Kumbaros te Ministria e Kulturës e më pas koordinatore te Bashkëqeverisja. 30-vjeçarja nga Durrësi në korrik të këtij viti u emërua drejtoreshë te Agjencia e Hartimit të Programeve të Veçanta të Shtetësisë në Ministrinë e Brendshme. Me rreth 6 muaj përvojë si drejtuese e një agjencie modeste, Joana Suli do të menaxhojë këtej e tutje miliona euro fonde nga programet ndërkombëtare.

Emërimi i saj përveçse një influencë e ministres Mirela Kumbaro, ngjan të jetë edhe një dorë e zgjatur e Ilir Beqajt për të pasur akses te kjo agjenci ndonëse është larguar për shkak të aferës që hetohet nga SPAK. Vetë Beqaj e Kumbaro kanë një raport të afërt me njëri-tjetrin dhe çuarja e emrit të Joana Sulit te Edi Rama është një lëvizje e koordinuar e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco