Lajmi i fundit

LIVE/ Tiranë, protestë kundër masakrave në Palestinë

Një ftesë mafioze nga SPAK!

Një ftesë mafioze nga SPAK!

14:40, 15/12/2023
A+ Aa A-

Nga Gent Strazimiri

Nëse lexon njoftimin për shtyp të SPAK në lidhje me mbajtjen për 10 orë të gazetarit Elton Qyno, rezulton se SPAK “e ka ftuar" dhe ai "i është përgjigjur pozitivisht ftesës"...

SPAK e ka "sqaruar" dhe "i ka bërë të ditur"...

 SPAK "ka lejuar" kontrollin e banesës, makinës, zyrës, madje edhe bar-kafes ku ka qenë gazetari...

E gjithë kjo "ftesë" ka zgjatur mbi 10 orë dhe ngjarja është zhvilluar pas një dere të mbyllur me çelës, çelësin e së cilës nuk e kishte gazetari Elton Qyno por "ftuesi".

E gjitha kjo tregon më së miri se SPAK nuk është thjesht mbi ligjin dhe vendimet e gjykatave, por i shkel ato me këmbë, me vetëdije, paramendim dhe me një persistencë e vendosmëri, të pasqyruar edhe zyrtarisht me shkrim!

Tek e lexoja njoftimin për shtyp m'u kujtua një batutë filmi me mafiozë, sa cinike po aq e vërtetë: "Mafia të bën një "ftesë" që ti nuk mundesh ta refuzosh"!

Vetëm se nuk është film, dhe "ftesa" në fjalë me “kaligrafi" mafioze, mban adresën e SPAK, strukturës "anti-mafia" nga e cila presim drejtësi sipas ligjit...

Spak you! 🖕

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco