'Naim Murseli ka lidhje intime me një burrë' – Behgjet Pacolli paralajmëron Arjan Currin

'Naim Murseli ka lidhje intime me një burrë' – Behgjet Pacolli paralajmëron Arjan Currin

14:52, 15/12/2023
A+ Aa A-

Biznesmeni i njohur, Behgjet Pacolli, ka reaguar edhe një herë në lidhje me lajmet që qarkullojnë për vrasjen e Liridona Ademajt, e që vazhdimisht po përmendet emri i tij.

Pacolli këtë herë i është referuar analistit Arjan Curri, i cili ishte ndër të parët që artikuloi publikisht se pas vrasjes së Liridona Ademajt ishte një devijim seksual i Naim Murselit.

“Dyshohet se ka pasur një marrëdhënie jashtëmartesore i shoqi me një mashkull. Këto nuk janë të miat. Prirem ta besoj kriminologjinë. Një burrë që vret një grua është grua. Nuk është burrë” tha Curri në emisionin Top Story.

“Pse kumbari i fëmijëve të Liridonës, Behgjet Pacolli mungon në varrimin e saj. Nuk ka qenë as tek i pari, as tek i dyti. Kemi dëgjuar që ai thotë kemi marrëdhënie familjare. Mundet që edhe vilën t’ia ketë dhuruar ai” tha Curri duke hedhur në publik një pistë të re për vrasjen e Liridonës.

Pacolli shprehet se deklaratat e Currit kanë shkaktuar vuajtje te familja e tij, teksa shkruan se më së shumti këtë po e përjeton djali i tij, i cili po bullizohet nga shokët në shkollë.

Ndër të tjera ai e paralajmëron Currin, teksa shkruan “do të punoj për të ju sjellur para përgjegjësisë për krejt këto vuajtje që i shkaktuat fëmijëve dhe familjes sime”.

“Pas një udhëtimi të gjatë, në kthim të mbrëmjes, vura re një kumulim lajmesh dhe opinionesh të shpërndara kohët e fundit. Disa individë, duke përdorur shpifjet, deklaratat të pasqyruara, tentativa për shantazh dhe propagandë, kanë ndërmarrë përpjekje për të kontaminuar emrin tim dhe për të poshtëruar integritetin e familjes sime.

Ju, zotni Arjan Curri nuk keni asnjë të drejtë t’i shkaktoni vuajtje familjes sime, veçanërisht djalit tim të vogël, i cili tani është bërë ojekt bulizmi të vazhdueshëm nga shokët e tij per shkak te deklaratave te juaja te rrejshme dhe hutuese.

Zotëri, une nuk ndaj vlerat tuaja, unë kam një familje me tradita të forta dhe do të punoj për t’ju sjellur para përgjegjësisë për krejt këto vuejtje që i shkaktuat fëmijëve dhe familjes sime”, shkruan Pacolli.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco