Berisha: Kjo është një protestë vetëm për Shqipërinë! Alfa dhe Omega e rezolutës është Mosbindja Civile!

Berisha: Kjo është një protestë vetëm për Shqipërinë! Alfa dhe Omega e rezolutës është Mosbindja Civile!

13:30, 15/12/2023
A+ Aa A-

"Po të ishte protesta për SPAK-un, bënim thirrje të shkonim te SPAK-u. Absolutisht nuk ka asnjë lidhje.  Ka lidhje me Edi Ramën dhe vendimin e tij të tmerrshëm antidemokratik që mori në parlament. Pra, është vazhdim i protestave tona. Të enjten do jemi para parlamentit. Tani nuk ka më të ndalur..."

Opozita ka ftuar në protestë edhe qytetarët ditën e hënë, te Kryesia e Kuvendit, në orën 11.30 për t'iu bashkuar deputetëve të saj për të drejtat e mohuara nga mazhoranca në Kuvend. Kryetari i PD, Sali Berisha, deklaroi se kjo është një protestë vetëm për Shqipërinë, i pyetur nga mediat gjatë konferencës për shtyp.

Berisha: "Kemi një dallim shumë të madh me disa arsyetime të sotme. Për ata të cilët njohin totalitarizmin dhe diktaturat, kjo qëndodh në Shqipëri është në mënyrë absolute vendosje e diktaturës mobokraci, diktaturës së bandave. Por ka të tjerë, të cilët nuk mendojnë kështu sepse shohin që parlamenti ka disa forca politike. Shohin që mediat po kontrollohen, po ka edhe ndonjë zë të lirë. Shohin që njerëzit lëvizin lirshëm, shkojnë e vijnë. Por mobokracia, diktatura e bandave nuk është kurrë një diktaturë me burgje dhe kampe përqendrimi. Diktatura e bandave nuk është kurrë me izolim.

Diktatura e bandave është diktaturë sepse njëlloj si në diktaturë ideologjike, të gjitha pushtet përqendrohen në dorën e padrinos, në dorën e një njeriu.

Diktatura e bandave vërtet ka zgjedhje periodike, por bandat përcaktojnë rezultatin. Dhe padrinoja vendos një kuadër të të tërë joligjor për të kontrolluar vullnetin e qytetarëve.

Dhe këto janë realitet, nuk janë shpikje tona.

Dhe dramatike është se njerëzit besojnë se këtu u zhvilluan zgjedhje dhe ky i mori. Jo mo nuk i mori. Se nëse i heq këtij në zgjedhjet e fundit 583 mijë zarfa, nëse i heq këtij dhjetëra mijëra patronazhistë që qëndronin si polici politike ndaj votuesve, nëse i heq këtij largimin nga qendrat e votimit të 1.3 milionë zgjedhësve, nëse i heq këtij paratë nën dorë të pafundme, shpërndarjen e mbi 500 milionë euro investime, tërmetet, etj, ky mor zotëri të garantoj se kurrë nuk merr më shumë se votat e atyre që vjedhin me të.

Mirëpo ne prapë jemi në kushte se diktatura e bandave është njëlloj i ri diktature. Ku ti je në parlament, po ai t’i mohon të gjitha të drejtat dhe të bën të paqenë. 

Ku BE prodhon një dokument që vë kusht të parë pikërisht këtë të parlamentit, dialogun dhe ky bën të kundërtën, sjell po atë ditë ligjin që përjashton nga 10 në 2 muaj deputetin dhe i heq mandatin përkohësisht.

Diktatura e bandave bën që kundërshtari politik, në kundërshtim me çdo ligj dhe precedentin 32-vjeçar, të sanksionohet nga gjykata për të mos dalë jashtë vendit, pa marrë miratimin e parlamentit. Në një kohë kur çdo deputeti, për të cilin gjykata ka kërkuar bllokimin e pasaportës, organet pa përjashtim, edhe vetë SKAP-i, kur kanë qenë socialistë, kanë kërkuar miratimin e parlamentit.

Pra, jemi  në kushtet kur narkodiktatori don të marrë nëpërmjet mënyrëve më aligjore edhe pushtetet që nuk i kontrollon akoma. Kështu që protestat kanë qenë program i padiskutueshëm. Ju e lexuat rezolutën ose ndoshta dëgjuat fjalën time, alfa dhe omega e fjalës sime dhe rezolutës janë mosbindja civile dhe protestat."

"Tani ne fillojmë stinën e protestave. Çdo njeri që kundërshton Edi Ramën është me këto protesta"

Berisha sqaroi më tej: "Do të ketë një zinxhir protestash.  Tani ne fillojmë stinën e protestave. Pa diskutim që një projekt ka ekzistuar se asgjë nuk bëhet pa projekt. Po projekti modifikohet dhe fillohet me protesta madje edhe sporadike ku të lindin, me qëllimin më madhor që të shkohet drejt organizimeve më të fuqishme në vazhdim... ...Unë besoj se çdo njeri që kundërshton Edi Ramën është me këto protesta."

"Protestat nuk kanë të ndalur. PD do të shkojë drejt fitores"

Nuk ka asnjë lidhje me SKAP-in. Po të ishte për SPAK-un, bënim thirrje të shkonim te SPAK-u. Absolutisht nuk ka asnjë lidhje.  Ka lidhje me Edi Ramën dhe vendimin e tij të tmerrshëm antidemokratik që mori në parlament.

Pra, është vazhdim i protestave tona. Të enjten do jemi para parlamentit. Tani nuk ka më të ndalur....  Historia ka treguar se në kushte të tilla, partitë veccse janë forcuar dhe kanë ecur të sigurta drejt fitores.

Kur ka ndodhur kjo në raste të përsëritura, si mund të mos ndodhë kjo me Sali Berishën?! PD do shkojë drejt fitores. Është eksperiencë historike kjo, nuk më mbetet mua të bëj vlerësim...

...Le të presim ditën e hënë të shohim se si do jetë protesta. Ne kemi filluar protestat për rrëzimin e qeverisë. Nuk fillojnë të hënën, kanë filluar prej 5 javësh zhvillohen në parlament, shtrihen tani në rrugë, në sheshe dhe kudo."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco