'Veliaj e ka peshuar Arben Krajën dhe SKAP-in! 130 milionë euro u zhdukën pa gjurmë, edhe pse Belinda dhe Damiani i dërguan shkresa'

'Veliaj e ka peshuar Arben Krajën dhe SKAP-in! 130 milionë euro u zhdukën pa gjurmë, edhe pse Belinda dhe Damiani i dërguan shkresa'

13:19, 15/12/2023
A+ Aa A-

"Një hajdut i tmerrshëm, strumbullar i vjedhjes në Tiranë"- Kështu e konsideron, lideri i opozitës, kryebashkiakun socialist të Tiranës, Erion Veliajn, teksa analizoi sot intervistën që Veliaj insistoi të jepte në një media mbrëmjen e së enjtes për të pakësuar akuzat e opozitës dhe jo vetëm të opozitës, ndaj tij.

Berisha tha në vazhdim: "Në qoftë se ne po dalim këtu, kemi dy qëllime madhore. Së pari, nastyrisht një hajdut të tmerrshëm, strumbullarin e vjedhjes në Tiranës, që është Erion Veliaj, për t’ia bërë gjyqin para publikut.

Dhe së dyti, aktin më të shëmtuar në historinë e hetimit shqiptar, amnistinë që SKAP-i i partisë i ka bërë Erion Veliajt.

Të gjitha këto dokumente, SKAP-i i disponon, por unë u them ju se ata janë manipulatorë dhe fshehës dokumentesh të paimagjinueshëm.

Ata janë manipulatorë kriminelë të dosjeve dhe dokumenteve.

A mund të imagjinoni ju që Erion Veliaj nuk merret person në hetim? Unë nuk po them të formulohet akuza. Aty janë dhënë 130 milionë dhe nuk ekziston asnjë gjurmë.

Dhe ky ka pasur detyrë mbikëqyrjen e projektit dhe kalojnë 6 vjet dhe jepen 130 milionë euro dhe projekti nuk ekziston.

Marrim vetëm këtë element, nuk po marrim asgjë tjetër, i lëmë të gjitha, nuk janë. Po kjo ç’do të thotë? Do të thotë që ky në rastin më minimal ndan paratë me hajdutët që nuk ndërtojnë, po marrin paratë dhe i depozitojnë offshore.

Ku shkuan 130 milionë euro?!

Ky mund të thotë se përgjegjësi kanë pasur Belinda, Damiani. Jo mor zotëri, ata nuk i nxjerr jashtë përgjegjësisë unë. Por ata të dy kanë shkresa, në të cilat thonë se ti zotëri ke këto përgjegjësi.

Dhe ky u thotë lepe-peqe, po këto përgjegjësi janë të miat dhe unë i përmbush. Dhe në fund hap sytë pas 6 vitesh, nuk ekziston.

Si mund të thotë ky që e kam ndërgjegjen e pastër? Nuk ka ndërgjegje ai.

Po çfarë ka ndodhur? Ai e ka peshuar Arben Krajën dhe SKAP-in. Megjithëse ai ka dhënë javën e fundit dorëheqjen se i kishte nip e mbesë, vartës të Erionit. Edhe njëherë, paratë e djegësve kanë djegur SKAP-in. Me qëndrimin që mban, aty do të thotë se kanë vluar miliona shpërblim ndryshe kjo nuk do ndodhte kurrë."

Berisha: Ne do fillojmë të ngremë paditë penale ndaj skapistëve

"Personalisht çdo bashkëpunëtori i kam kërkuar që dokumentet t’i dorëzojë në SKAP.

Por kjo taktikë do rishqyrtohet sepse konstatojmë se ato janë fshehur dhe përdoren për manipulim apo informohet i hetuari. Kështu që duke mos thënë se do ndërpritet plotësisht ky proces, do ketë modifikimet e veta, sepse ne do fillojmë, që ta dini ju, të ngremë paditë penale ndaj skapistëve.

Amnistia e Erion Veliaj është krimi më i shëmtuar që është kryer dhe ata që kanë amnistuar Erion Veliajn do paditen dhe do kenë një padi penale të përjetshme gjersa të gjykohen.

Nuk mund të ndodhë ajo! Të bësh ndaj këtij populli në këtë mënyrë, do të thotë se ke marrë nja 1 milionë, nja 2 milionë, dhe nuk pyet për asgjë tjetër."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco