Ervin Salianji në SHBA, mesazh nga Konferenca Botërore Kundër Korrupsionit

Ervin Salianji në SHBA, mesazh nga Konferenca Botërore Kundër Korrupsionit

10:52, 15/12/2023
A+ Aa A-

“Koha është gjithmonë e përshtatshme për të bërë atë që është e drejtë”. Me këtë thënie të Martin Luther King Jr si moto, po zhvillon punimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sesioni i dhjetë i Konferencës së Shteteve Palë të Konventës së OKB kundër Korrupsionit. Kjo Konferencë ka mbledhur nga data 11-15 dhjetor, liderë globalë për të marrë vendime mbi politikat dhe për të vazhduar punën esaj  në hartimin e rrugës për komunitetin ndërkombëtar për parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit.

Pikërisht në këtë mbledhje po merr pjesë edhe deputeti i PD nga Kuvendi i Shqipërisë, Ervin Saliani, i cili përcolli prej atje një video-mesazh me rëndësi për momentet që po kalon vendi dhe për betejën që po bën opozita shqiptare kundër korrupsionit në nivelet më të larta të qeverisjes.

Salianji njofton: “Në Atlanta, në konferencën botërore për antikorrupsionin! Lufta kundër korrupsionit është jetike për vende si ne, për Shqipërinë, për ta shpëtuar nga plaga më e madhe që e ka mbërthyer tash 10 vite!

Është e domosdoshme që çdo vend të ketë kontroll dhe balancë të pushteteve , të ketë pushtet gjyqësor të pavarur, të ketë institucione të cilat balancohen dhe kontrollojnë njëra-tjetrën për të bërë të mundur që korrupsioni të luftohet pavarësisht nivelit, pavarësisht personave dhe pavarësisht fuqisë së atyre që e ushtrojnë.

Ky është mesazhi kryesor që po jepet në qendrën qeveritare të Kongreseve në Atlanta të SHBA”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco