KAFE SHQETO/ ‘Kë do kafshojë më parë drejtësia, Ramën apo Veliajn’, deklarata ‘bombë’ e Ambrozia Metajt

10:40, 15/12/2023
A+ Aa A-

Gazetarja e SYRI TV, Ambrozia Meta ishte e ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO, për të diskutuar për çështjet e fundit më të nxehta të aktualitetit në vend. Gjatë intervistës ajo foli dhe për luftën mes Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

"Rama është njeriu që vendos se kush ngrihet dhe katapultohet në atë parti dhe kush është njeriu që fundoset akoma, prandaj në momentin kur Rama do të duket që nuk është aq i paprekshëm, sa duket në këto momente tek njerëzit dhe tek partia e tij, atëherë gjërat lëkunden. E tha Kryemadhi ca ditë më parë dhe mendoj se ka në të vërtetë një luftë mes Ramës dhe Veliajt për të kontrolluar SPAK-un", u shpreh Ambrozia. 

KAFE SHQETO: Kjo do të shpjegonte marrëdhënien Fatmir Xhafaj-Erion Veliaj?

Ambrozia: Mendoj se është më shumë lufta Rama–Veliaj se në fund të ditës është luftë mes atyre të dyve se kush do të mbajë Partinë Socialiste. Dhe drejtësia lidhet drejtpërdrejtë në këtë lloj lufte. Drejtësia është ajo që në një farë mënyre mund të vendosë se kush do të jetë pasardhësi në atë parti. Dosjet janë aty, firmat janë aty dhe unë mendoj se kjo është lufta e vërtetë sot, sepse ndërkohë dhe Rama dhe Veliaj janë të dy njerëz, të cilët kanë lidhje me këtë lobin amerikan, quaje SOROS. Të dy kanë lidhjet e tyre dhe unë mendoj se Erion Veliaj i ka të dy këmbët brenda në atë lob, Rama ka vetëm një këmbë brenda. Kështu që unë mendoj se lufta mes tyre është e vërtetë.

KAFE SHQETO: Duke qenë se në janar rikthehen bastet, po vendosim një bast paraprak, ti kë mendon se do të 'kafshojë drejtësia', Erion Veliajn apo Edi Ramën? Ku do e vendosje bastin ti?

Ambrozia: Unë nuk mund të vendos një bast për këtë gjë, por mendoj se Edi Rama nëse nuk e ha më parë Erion Veliajn, nëse mund ta themi kështu, atëherë marrja e Partisë Socialiste nga Erion Veliaj për mendimin tim është një gjë e pashmangshme. Nuk dua të bëj teori konspirative, por me sa e njoh Partinë Socialiste, unë mendoj se Erion Veliaj është një njeri që është investuar, është programuar për të marrë Partinë Socialiste. Ky lob, që përmenda, ka investuar shumë para dhe ata nuk janë njerëz që i lënë investimet e tyre të ikin në këtë lloj forme. Dhe nuk është çudi që këta njerëz t'i thoshin Ramës, ka ardhur koha të tërhiqesh dhe ta marrë ky person Partinë Socialiste sepse në thelb ata duan njerëz që t'i përdorin për interesa të tyre. Por këtë nuk mund ta them pasi nuk e di se kush prej tyre ka më shumë fuqi në SPAK.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco