Putinizmi dhe putanizmi i Ramës

Putinizmi dhe putanizmi i Ramës

10:31, 15/12/2023
A+ Aa A-

Nga Luçiano Boçi.

Putinizmi përkufizohet si një mënyrë autoritare e qeverisjes dhe e kufizimit e lirive të qytetarëve dhe të opozitës.

Ai mbështet tek :

1. Eleminimi e burgosja e opozitës
2. Zgjatja e pushtetit nëpërmjet kapjes së sistemit të votës
3. Kontrolli absolut i mediave me para e represion.
4. Kontroll i sistemit të drejtësisë
5. Ndryshime ligjore dhe kushtetuese të cilat i krijojnë mundësine të favorizojë e të favorizohet
6. Krjimi i grupeve të oligarkëve që i transmeton fuqinë ekonomike

Çdo devijim drejt kësaj mënyre qeverisje konsiderohet si putinizëm. Ngjashmëritë me Ramën në këto pika janë të dukshme. Njësoj ai po investon për eleminimin e burgosjen e opozitës dhe të liderit të saj Berishës dhe po ashtu grabit votën me çdo mjet, kontrollon median, dirigjon drejtésinë, bën çtë dojë me ligjet e kushtetutën e rregulloret e rrethohet nga klientelizmi.

Sigurisht krahas këtyre Putini dhe putinizmi i tij karakterizohet nga një politikë e jashtme agresive, militarizim i plotë dhe agresion ushtarak.

Këto lideri global i yni nuk mund t’i ketë, por putinizmin mundohet ta interpretojë më së miri, duke shtuar në repertorin e tij gjëra që e pasurojnë dhe e shndërrojnë putinizmin e përfolur në një putanizëm politik origjinal, por dhe moral e karakterial.

Ramës do i përkëdhelej sedra ta quanim Putin, por dukshëm është një lloj zhgarravine toksike specilfike e megjithatë me dëme po aq të thella sikurse putinizmi për demokracinë e vendit.

Ndryshe nga putinizmi, putanizmi i Ramës si imitim i putinizmit pasurohet me skema tinëzare, me blerje e shitje interesash, votash e opozite, me qëndrime amorale politike, me kurthe e hakmarrje personale, me bashkëpunime banale me botën e errët të krimit, me favorizime familjarësh e veglash të tij me poste, para tenderash e troje pasurish publike.
Putanizmi i tij është gjithpërfshirës dhe pasqyron komplekset e inferioritetin e tij dhe kur kërkon të tregohet gjeneroz e “burrë i mirë” me disa nga armiqtë e tij, por dhe kur investohet ekstremisht për t’i bërë atyre çdo të keqe të mundshme deri tek familjarët e miqtë.

Putanizmi i tij shfaqet në dyfytyrësinë e pështirë para të fuqishmëve të politikës ku servilizmi dhe lëpirja kllouno- ekstreme shkon nga imitime loloje deri ne vendime antikushtetuese dhe ngrefosja dhe arroganca para të barabartëve është spektakolare.

Putinizmi i Putin së paku dhe pse në mënyrë të dënueshme e të papranueshme vendos në justifikim të politikës së tij interesin kombëtar, ndërsa putanizmi i Ramës ia nënshtron interesin kombëtar çdo interesi tjetër që ai mendon se i shërben putanizmit të tij politik.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco