KAFE SHQETO/ Akuzat, Ardit Bido shpjegon denoncimin e Belerit

10:22, 15/12/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në Syri tv ka qene Ardit Bido, Drejtori i Arkivës Shqiptare i cili ka folur për përplasjet tij me kreun e zgjedhur të bashkisë Himarë, Fredi Beleri.

Bido: Nuk e shof si një përplasje të them të drejtën, unë e shof si një tentativë që për mua nuk është që më habit, natyrës politike që e kam shumë të vështirë që të them dy herë të njëjtën gjë. Zoti Beleri ka bërë një padi për shpifje ndaj meje ku ai pretendon se unë kam shpifur kur them që  zoti Beleri po menaxhonte bursa të shtetit grek, ndërkohë që këtë e kishte premtim elektoral. Nuk  e di çfarë programi elektoral kishte. Apo që unë them se ai kishte akses në spitalin e Janinës, ndërkohë që i ka në facebookun e vet këto aksese, duke falënderuar drejtoret e spitalit të Janinës që ndihmonin këdo që ai çonte, dhe që nuk ka ndonjë gjë të keqe në këtë drejtim. Duke pretenduar se unë kam shpifur kur kam thënë se zoti Beleri është akuzuar nga prokuroria e Janinës për masakrën e Peshkëpisë. Ndërkohë studiues shumë të njohur grekë, nuk janë as majtistë, janë patriotë grekë e kanë shumë mirë të sqaruar se si ai është akuzuar për masakrën e Peshkëpisë. Janë vrarë oficer Fatmir Shehu dhe ushtar Arsen Gjini dhe janë plagosur disa ushtarë shqiptarë përfshi edhe një minoritar, nga një organizatë terroriste që është MAVI, që është fronti për çlirimin e vorio – epirit. Ka bërë një akt terrorist në Peshkopi, ka tentuar të bëjë një akt të dytë në Llondo për të cilin është arrestuar zoti Beleri. Dhe kane bërë edhe një akt të tretë duke hedhur një granatë në drejtim të një deputeti minoritar shqiptar në një takim të tij elektoral në Janinë. Zoti Beleri pretendon se unë shpif. Dhe kjo është një përballje gjyqësore që për herë të parë gjykatat shqiptare do të vendosin qartazi nëse ne kemi të drejtë kur themi si ai është akuzuar nga prokuroria për masakrën e Peshkëpisë apo zoti Beri që thotë se kjo nuk është e vërtetë.

Intervista e plotë: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco