Mos hapja e kapitujve nga BE, Berisha: Rama, shkaku kryesor i bllokimit të procesit të integrimit

Mos hapja e kapitujve nga BE, Berisha: Rama, shkaku kryesor i bllokimit të procesit të integrimit

09:00, 15/12/2023
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se kreu i qeverisë Edi Rama është shkaku kryesor i bllokimit të anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian.

Berisha hodhi akuza ndaj kryeministrit duke u shprehur se Rama për interesa të tij personale ka përkeqësuar demokracinë.

Ish-kryeministri u shpreh se Rama ka zëvendësuar shtetin ligjor me kodin e mafies dhe narkoshtetit.

“Shqipëria mbetet në klasë prej 1 viti e gjysmë nga takimi i Brukselit negociatat de facto nuk po hapen.

Një proces që duhet të ndodhte brenda pak muajve nuk ndodhi as për 1 vit e gjysmë.

Pritej që në Bruksel të vendosej hapja e shqyrtimit të kapitujve të parë, por kjo u refuzua në unanimitet nga liderët e BE-së.

Edi Rama është shkaku më kryer i këtij bllokimi de facto i procesit të integrimit nga viti 2013 deri në 2023, një dekadë me radhë.

Rama ka përkeqësuar për interesa personale të pushtetit të tij demokracinë, gjendjen ekonomike, ka zëvendësuar shtetin ligjor me kodin e mafies dhe narkoshtetit.

Ai është sot kreu i qeverisë më i pavlerësuar më i pabesueshëm në të gjithë qeveritarët të Evropës, vendeve që aspirojnë anëtarësimin në BE”, tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco