Vjosa Osmani i drejtohet sot Kuvendit të Kosovës: Fjalimi vjetor i Presidentes

Vjosa Osmani i drejtohet sot Kuvendit të Kosovës: Fjalimi vjetor i Presidentes

07:32, 15/12/2023
A+ Aa A-

Prishtinë - Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot do t’i adresohet Kuvendit të Kosovës.

Ajo do të mbajë fjalimin vjetor në Kuvendin e Kosovës, duke filluar nga ora 11:00. Kështu ka njoftuar Kuvendi i Kosovës.

“Adresimi i Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani Sadriu, deputetëve të Kuvendit të Republikës të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

Osmani do t’i drejtohet Kuvendit sipas obligimit kushtetues, që e detyron presidentin të dalë para deputetëve së paku një herë në vit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco