‘Personalizimi i pushtetit’/ Alizoti: Kongreset e PS, me luftën për dashurinë ndaj liderit...e neveritshme

‘Personalizimi i pushtetit’/ Alizoti: Kongreset e PS, me luftën për dashurinë ndaj liderit...e neveritshme

22:50, 14/12/2023
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së, Tomor Alizoti ka folur për qeverisjen e mazhorancës socialiste, duke theksuar se Shqipëria po rikthehet në autokraci me personalizimin e pushtetit.

I ftuar në Top Story, Alizoti theksoi se në kongreset e PS, vërehet haptazi lufta për dashurinë ndaj liderit nga socialistët.

Alizoti: Mendoj që problemi i Shqipërisë është që ne vijojmë të rikthehemi në autokraci, ku autokracia quhet personalizimi i pushtetit. Kongreset e Partisë Socialiste, me luftën për dashurinë ndaj liderit, e tmerrshme, e neveritshme, marksiste leniniste. Biles në kohën e Stalinit thuhej se njerëzit kishin frikë të pushonin duartrokitjet, ju dhimbnin duart por kishin frikë sepse mund të përfundonin në kampet e përqëndrimit.

Lideri që mundi Rusinë, drita, hëna dhe dielli. Dhe mu kujtua ajo kënga, sepse “unë jam i atij brezi, Enver Hoxha tunja tjeta”. Aty ka dy rreshta “zërin e shqipes lartë e ngjite dhe kët’ popull në dritë e qite”.

Rreshti i njerëzve mbi 40-vjeç që depersonalizohen në një parti e cila drejton Shqipërinë. Si mund ta prodhoj demokracinë kjo. Personalizimi i pushtetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco