Zhulali: Sa herë që përmendet fjala incenerator nga këshilltarët e opozitës, Veliaj na heq mikrofonat

21:46, 13/12/2023
A+ Aa A-

E ftuar në Task Force në SYRI TV me Sonila Meçon, anëtarja e opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Ilda Zhulali ka folur për aferën e shekullit të inceneratorit të Tiranës.

Zhulali ka akuzuar Erion Veliaj se ka censuruar totalisht këshilltarët e opozitës sa herë që ata ngrejnë pyetje për inceneratorin, duke i hequr mikrofonat në mënyrë që të mos dëgjohen nga qytetarët se çfarë denoncojnë në lidhje me këtë aferë ku është i përfshirë kryebashkiaku i Tiranës.

Zhulali: Përfaqësuesit e opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiranës, kanë paraqitur disa herë verbalisht edhe me shkrim për inceneratorin e Tiranës, të cilave kryetari i bashkisë Erion Veliaj nuk i përgjigjet.

Dhe jo vetëm kaq por zoti Veliaj, sa herë që përmendet fjala incenerator gjatë kohës që ne flasim na heq mikrofonat dhe ne nuk dëgjohemi më për qytetarët se çfarë themi në lidhje me të. Na vendos në censurë totale brenda mbledhjes së këshillit bashkiak.

Arriti deri aty sa ndaj kërkesës që ne i bëmë për të diskutuar për çështjen e inceneratorit për rialokimin e fondeve 5.6 milionë euro që ne i morëm nga fondi i arsimit dhe emergjencave civile, i çuam për inceneratorin e Tiranës dhe ne kur i kërkuam informacion për këtë, zoti Veliaj na kishte sjellë Policinë Bashkiake te dera për të na intimiduar.

Doli dhe foli në mënyrë fyese duke përdorur një gjuhë rrugaçërore pasi e mbaroi këtë lloj ligjërimi iku me vrap sepse e ka të pamundur të pranojë pyetje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco