Pezullimi i ratifikimit të marrëveshjes Rama-Meloni për refugjatët/ Kepi: Lajmi po bën jehonë në Itali

19:09, 13/12/2023
A+ Aa A-

Gazetarja Alba Kepi ka folur në lidhje me pezullimin e ratifikimit të marrëveshjes Rama-Meloni për refugjatët të cilët do të dërgohen në Shqipëri duke na përditësuar me atë ç’ka po ndodh aktualisht në Itali.

Në një lidhje me Skype me moderatorin Edvin Parruca në Syri Tv, Kepi tregon se në lidhje me këtë draft qeveria Italiane po vepron në mënyrë transparente, në rrugën e një sistemi demokratik, ndryshe nga Shqipëria e cila e nënshkroi këtë marrëveshje me një arrokancë dhe pa transparencë.

“Kemi dy qasje krejt të ndryshme. Nëse në Itali, qeveria italiane bëri një hap pas pas asaj ç’ka u aprovua në datën 6 dhjetor duke qënë vetë numri 2 i qeverisë Meloni Antonio Tajani i cili tha se keni të drejtë, një pak nuk mund të nënshkruhet mes dy kryeministrave. Drafti ndodhet në zyrat e miistrisë së ekonomisë dhe financave për të parë dhe detajuar gjithashtu koston financiare që kjo marrëveshje do të ketë për qeverinë italjane. Më pas do të dorëzohet në dy dhomat e parlamentit, të deputetëve dhe senatit, do të shqyrtohet në dhomat përkatëse dhe më pas do të analizohet, hetohet dhe do të shikohet çdo detaj për të përmirësuar apo dhe ndodhta për ta hedhur poshtë këtë pakt. Pra është një rrugëtim i drejtë i një sistemi demokratik.

Në Shqipëri ndodhi krejt e kundërt. Me arrogancë, pa komunikim, pa transparencë, me kokfortësinë e një pakti të nënshkruar në datën 6 nëntor mes Ramës dhe Melonit u përpoqën të kaloheshin të gjitha këto hallka dhe mendoj që Gjykata Kushtetuese ka bërë vendimin më të drejtë për të rikthyer vëmenjdne tek ato që janë hallkat kyçe të një sistemi demokratik.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco