SYRI TV/ Shkodra përkujton 13 dhjetorin e 1990, data që shënoi lëvizjen e parë antikomuniste

18:41, 13/12/2023
A+ Aa A-

Shkodra përkujton sot 13 dhjetorin e vitit 1990, ku nje grup të rinjsh nisën lëvizjen e parë antikomuniste duke rrëzuar bustin e Enver Hoxhës, çfarë frymëzoi lëvizjen studentore. Deputetë të Partisë Demokratike, përfaqësues të shoqatave antikomuniste thanë se sot, pas 33 vitesh, rilindasit kanë ringjallur fuqishëm komunizmin dhe po instalojnë një regjim të ri. Ata bënë thirrje që kjo datë është një kambanë alarmi për të mbrojtur demokracinë.

SYRI TV

Është përkujtuar këtë të mërkurë në Shkodër protesta e “13 Dhjetorit 1990”, dite historike kur një grup të rinjsh shkodranë shënuan të parët lëvizjen antikomuniste dhe rrëzuan bustin e diktatorit Enver Hoxha. Qytetarë, aktivistë dhe deputetë të Partisë Demokratike të Qarkut Shkodër, vendosën kurora me lule në memorialin përballë bashkisë së qytetit duke kujtuar viktimat e komunizmit.

Deputetja e Partisë Demokratike Greta Bardeli tha sot pas 33 vitesh është ringjallur fuqishëm komunizmi dhe kjo datë shënon një kambanë alarmi se po instalohet një regjim i ri dhe bëri thirrje që të gjithë qytetarët e Shkodrës ta nisin sërish të parët lëvizjen e tyre për mbrojtjen e demokracisë së vendit.

Krytari i shoqatës ‘13 dhjetori’ Ervin Gjini dhe Ardian Elezi zëvëndës kryetar i unionit kombëtar të ish të përndjekurve politik, u shprehën se të rinjtë shkodranë frymëzuan lëvizjen studentore që sollën ndryshimin e madh në vend, ardhjen e demokracisë, ndërsa theksuan se hijet e së shkuarës komuniste janë ende prezente edhe sot, dhe shfaqen nëpërmjet përfaqësuesve të lartë ekzekutiv dhe parlamentar.

Demonstrara e 13 dhjetorit është cilësuar si e para protestë antikomuniste në vendin tonë.

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco