Manjani: Pezullimi i palomarrëveshjes, gjysma e hapit pozitiv drejt rivendosjes së autoritetit Kushtetues

Manjani: Pezullimi i palomarrëveshjes, gjysma e hapit pozitiv drejt rivendosjes së autoritetit Kushtetues

18:14, 13/12/2023
A+ Aa A-

Juristi Ylli Manjani ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e marrëveshjes Rama-Meloni për të sjellë në Shqipëri refugjatët nga vendet e treta.

‘Pezullimi i miratimit të asaj palomarrëveshje nga ana e Gjykatës Kushtetuese, është gjysma e hapit pozitiv drejt rivendosjes së autoritetit Kushtetues’, shkruan Manjani në Facebook.

Postimi i plotë:

Pezullimi i miratimit të asaj palomarrëveshje nga ana e Gjykatës Kushtetuese, është gjysma e hapit pozitiv drejt rivendosjes së autoritetit Kushtetues.

Hapi tjetër është rrëzimi i asaj marrëveshje që vë territor shqiptar në dispozicion të një qeverie të huaj, për t'u përdorur si magazinë refugjatësh.

Theksoj se refugjatët nuk kanë ardhur në Shqipëri, por në Itali. Dhe refugjatët nuk janë italianë, por afrikanë, që do të thotë se nuk i kemi asnjë borxh italisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco