Dorëzoi padinë në GJK/ Metaliaj: Fituam hapin e parë të betejës ndaj autokratit Rama! Lezha e para

Dorëzoi padinë në GJK/ Metaliaj: Fituam hapin e parë të betejës ndaj autokratit Rama! Lezha e para

18:05, 13/12/2023
A+ Aa A-

Deputetja e PD-së Lindita Metaliaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar ratifikimin e protokollit të marrëveshjes Rama-Meloni për të sjellë refugjatët në Shqipëri.

Në postimin e saj në Facebook, Metaliaj ka theksuar se me anë të padisë me firmat e 30 deputetëve të opozitës, u fitua hapi i parë i betejës me autokratin Edi Rama.

‘Lezha, banorët e Lezhës dhe të mbarë Shqipërisë të parët’, shkrun Metaliaj.

Postimi i plotë:

Gjykata Kushtetuese pezullon ratifikimin e protokollit te marreveshjes Rama - Meloni ,i cili ishte parashikuar te ratifikohej neser ne seance plenare !

Me dt 6 dhjetor ne emer te Grupit Parlamentar te Partise Demokratike ,dorezova ne Gjykaten Kushtetuese padine me firmat e 30 deputeteve te opozites !

Hapin e pare te betejes ndaj autokratit Rama e fituam !

Besimplote qe bashke do t’ ja dalim !

Lezha, banoret e Lezhes dhe te mbare Shqiperise te paret !

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco