Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

SYRI TV/ Ngec integrimi i Shqipërisë në BE, shkak dialogu politik dhe çështja 'Beleri'

12:17, 13/12/2023
A+ Aa A-

Bashkimi Evropian nuk cakton datë për hapjen e kapitujve të rinj për Integrimin e Shqipërisë. Kriza politike dhe çështja Beleri janë dy shkaqet e evidentuara nga Brukseli për ngecjen e procesit integrues të Shqipërisë. Këshilli I Ministrave të Bashkimit Evropian bën thirrje për dialog konstruktiv dhe gjithëpërfshirës ndërsa thekson edhe respektimin e të drejtave të minoriteteve dhe zgjidhjen e problemeve të pronësisë.

Nga SYRI TV

Ngec procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Situata politike në vend dhe çështja Beleri ka bërë që Këshilli i Ministrave të BE-së të mos japë datë për çeljen e kapitujve të rinj për Shqipërinë. Në konkluzionet e Brukselit, theksohet se dialogu politik është thelbësor për realizimin e reformave. 

Këshilli Evropian: “Këshilli rikujton se dialogu politik gjithëpërfshirës dhe konstruktiv në vend mbetet thelbësor për të çuar përpara miratimin e reformave të lidhura me BE-në"

E në mungesë të një datë, në këtë rezolutë theksohet se “Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë dhe hapja e grupit të parë negociator sa më shpejt të jetë e mundur”, duke zbehur kështu shpresat për një datë dhe avancimin me procesin e integrimit. Më tej në raport vlerësohet avancimi në reformën në Drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit ndërsa kërkon rritjen e bashkëpunimit në hetime, duke përfshirë edhe Zyrën Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF), kjo për shkak edhe të abuzimeve me fondet e akorduara nga BE për bujqësinë. Duke marrë parasysh edhe qëndrimin e Greqisë për moslejimin e Fredi Belerit si kryebashkiak i Himarës, BE kërkon respektimin e të drejtave të minoriteteve apo të të drejtës pronësore, ku burgosja e tij është lidhur me abuzimet e pronave në bregdet.

Këshilli Evropian: Këshilli i bën thirrje Shqipërisë të vazhdojë përpjekjet e saj për të forcuar më tej mbrojtjen e të drejtat themelore, lirinë e medies dhe lirinë e shprehjes, dhe të drejtat e personave që u përkasin minoriteteve. Këshilli inkurajon zbatimin e një reforme gjithëpërfshirëse të sektorit të tokës dhe konsolidimin e të drejtave pronësore në mënyrë transparente, duke përfshirë mbajtjen konsultime me të gjithë aktorët përkatës, duke përfshirë adresimin e rasteve të falsifikimit të dokumentet dhe avancimi i shpejtë i procesit për regjistrim dhe kompensim. Keshilli mirëpret miratimin e legjislacionit dytësor për minoritetet dhe vazhdon të nxisë Shqipërinë  miratojë dhe zbatojë me shpejtësi aktet nënligjore të mbetura në lidhje me ligjin kuadër të 2017 për mbrojtjen e personave që u përkasin pakicave kombëtare në përputhje me standardet evropiane dhe me përfshirjen e të gjithë aktorëve përkatës.”

Më tej në raport theksohet se marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimi rajonal mbeten elemente thelbësorë të procesit të zgjerimit, si dhe të Procesit të Stabilizim-Asociimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco