Xhaferri: “Amnista” e fundvitit nga SPAK për ideatorët e djegësave dhe tarifa e fryrë 29 Euro/ ton që duhet të ndryshojë!

Xhaferri: “Amnista” e fundvitit nga SPAK për ideatorët e djegësave dhe tarifa e fryrë 29 Euro/ ton që duhet të ndryshojë!

12:16, 13/12/2023
A+ Aa A-

Nga Besart Xhaferri/

Edi Rama, Engjëll Agaçi dhe Erion Veliaj janë përfituesit me të mëdhenj të “Amnistisë” së fundvitit nga drejtësia e re, teksa veprat penale në dosjen e djegësave nuk i prekin, ndonëse ata janë njerëzit që propozuan dhe me direktivat e tyre zbatuan skemën mafioze të inceneratorëve, teksa Mërtiri e Zoto janë rrogëtarë të thjeshtë.

Ahmetaj dhe një shpurë zyrtarësh burokratë janë viktima të luftës për pushtet në këtë dosje, ku SPAK u përdor si kobure nga Edi Rama për t’u dhënë goditjen finale kundërshtarëve dhe klaneve në parti dhe biznes.

Përtej show dhe amnistisë, SPAK në hetime arrin në konkluzionin se tarifa 29 Euro për ton që paguajnë bashkitë tek djegësi i Tiranës është e bazuar në një studim fizibiliteti të manipuluar dhe tarifa do duhej të ishte 17.81 Euro/ton. 

Bashkitë e Qarkut Tiranë nëse pretendojnë se mbrojnë interesin e qytetarit, duhet urgjent të negociojnë kontratën dhe pagesat duke nisur nga 1 janari 2024 ti bëjnë 17.81 euro për ton.
 
Kjo do t'i kursente buxhetit të Bashkive miliona euro, që mund të investoheshin në shkolla dhe shërbime publike, pasi mjaftojnë të kujtojmë se në Tiranë kemi zona me 80 mijë banorë si Astiri apo Liqeni i Thatë pa asnjë shkollë e kopësht publik. 

Nëse kjo nuk ndodh jemi qartë përpara faktit se institucionet dhe drejtësia po sillen si grup i strukturuar kriminal në raport me interesin qytetar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco