KAFE SHQETO/ Vasili: Mbështetësi dhe promovuesi i korrupsionit është Rama

12:07, 13/12/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në SYRI TV ishte nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili. Ai ka komentuar situatën politike, por në mënyrë të veçantë akuzat e shumta në SPAK për eksponentë të Rilindjes, sidomos në sistemin shendetosor, por jo vetëm.

Vasili: Problemi qëndron këtu. Shëndetësia ka qenë e nënfinancuar. Në shëndetësi çdo lek duhet administruar në mënyrë të jashtëzakonshme dhe me shumë dashuri sepse ndryshe ky sistem zhbalancohet në një moment dhe sigurisht duke iu futur aventurave të tilla (rasti Beqaj) të karakterit shumë të qartë korruptiv, njëherazi jo vetëm që grabiten paratë e shtetit, por në të njëjtën kohë sektorë të tjerë, sepse shëndetësia është e madhe, që të gjitha fillojnë e vuajnë masivisht....kufizim për ndërhyrjet, për analizat, mungesë barnash.

Imagjinoni tani kujt i vendoset kjo histori korruptive kaq e rëndë. Dhe me sinqeritet po ua them këtë, ua kam thënë edhe këtyre ne kohën që bashkëqeverisnin me ta, u kam thënë që kjo është një aventurë shumë e rrezikshme, që vjen erë dhe që sigurisht ishte shumë e qartë pamundësia financiare dhe çekuilibrimi i sistemit. Por kjo histori për të qenë fare të sinqertë është kryer nga këta, nga Beqaj. Por mbështetësi, frymëzuesi dhe promovuesi shumë i fortë, pa të cilin nuk do të ndodhnin këto ka qenë Edi Rama….

Intervista e plotë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco