Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

Kërkesa e SPAK për kreun e opozitës Sali Berisha, Rama nuk humbet kohë, i cakton datën Kuvendit

Kërkesa e SPAK për kreun e opozitës Sali Berisha, Rama nuk humbet kohë, i cakton datën Kuvendit

18:28, 12/12/2023
A+ Aa A-

Edi Rama nuk ka humbur kohë.

Me anë të të emëruarës së tij në krye të parlamentit, Lindita Nikolla, është vendosur edhe data për thirrjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për të diskutuar për kërkesën e bërë nga SPAK në lidhje me ndryshimin e masës së sigurisë për kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berisha.

Njoftimi i Lindita Nikolles: 

Të nderuar kolegë,

Mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit, do të zhvillohet në datën 18.12.2023, ora 12.00, në Kryesinë e Kuvendit.

(Urdhër nr. 69, datë 12.12.2023, i Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco