Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

'Inceneratori, projekt me përparësi i bashkisë Tiranë, Veliaj e mori angazhimin pa miratimin e Këshillit Bashkiak'

'Inceneratori, projekt me përparësi i bashkisë Tiranë, Veliaj e mori angazhimin pa miratimin e Këshillit Bashkiak'

13:44, 12/12/2023
A+ Aa A-

Belind Këlliçi, anëtari i Kryesisë së PD, doli sot në konferencë shtypi në krah të Kryetarit të PD, Sali Berisha, lidhur me aferën e inceneratorit të Tiranës, e cila po zbulohet ditë pas dite.

Këlliçi tha: "Pasi ditën e djeshme ju provuam me shkresa zyrtare shtetërore dhe fakte të pamohueshme, se si ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka i drejtohej ish-ministrave Manjani dhe Felaj, duke u kërkuar përgjigje dhe zgjidhje urgjente për një procedurë antiligjore, pasi me fjalët e vetë ministrit Koka, projekti i inceneratorit të Tiranes ishte një nga përparësitë kryesore të Bashkisë së Tiranë, sot po ju vëmë në dispozicion fakte të reja që tregojnë qartazi se vendimet ne biznesin e inceneratorit të Tiranës merreshin “ma nalt”. 

Nga muaji gusht i këtij viti e deri ditën e djeshme, ju kam treguar dhe vendosur në dispozicion, si publikut, por edhe organit të akuzës, aneks-kontratën nr.IX, ku faktohet se Erion Veliaj ishte i vetmi kryetar bashkie që e firmosi një angazhim të tillë, pa miratim të Këshillit Bashkiak. 

Ju kam treguar me fakte se si kulla pas Sahatit, Teatri Kombëtar, kompania Arlis-Ndërtim, fitonin privilegje në biznesin e depozitimit të dherave, i udhëhequr nga Erion Veliaj.  

Sot, po ju vë në dispozicion një e-mail tjetër që tregon qartazi se si, sipas asaj shprehjes se famshme të Ulsi Manjës, vendimet merreshin “ma nalt”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco