Mediat greke jehonë vendimit për Belerin: Kusht i Athinës për integrimin

Mediat greke jehonë vendimit për Belerin: Kusht i Athinës për integrimin

22:40, 11/12/2023
A+ Aa A-

Gjykata e Posaçme rrëzoi këtë të hënë kërkesën e Fredi Belerit për t’i dhënë disa orë leje për të bërë betimin dhe për të marrë detyrën e kryebashkiakut të Himarës.

Gjykata i dha të drejtë SPAK, sipas të cilit një kërkesë e tillë nuk është e bazuar në ligj megjithatë ai ka të drejtë që brenda 15 ditësh ta apelojë vendimin.

Seanca në Gjykatën e Posaçme është ndjekur nga disa media të rëndësishme greke. ERT që kishte dërguar gjithashtu një grup gazetarësh në Tiranë u mëshoi pretendimeve të Belerit para gjykatës.

“Kryeministri Rama dhe rrethi i tij e banalizojnë procesin dhe avancojnë vendimet. Gjyqtarët kanë frikë të shprehen lirisht dhe të marrin vendime, disa japin dorëheqjen” – tha Beleri ndërsa vëllai i tij, Leonardi shkoi edhe më tej.

“Që nga dita e parë që u arrestua e deri më sot flasim për një proces të montuar. Po flasim për një gjykim civil. Në këtë rast të veçantë sot, çështja e vendimit të Fredit nuk u vendos. Atë e vendos vullneti dhe vota e të gjithë himariotëve”, – tha ai.

Ndërsa avokati i Belerit tha se vendimi u paracaktua nga Rama pak ditë më parë në një intervistë televizive. Jashtë gjykatës, një turmë njerëzish shpalosën pankarta dhe bërtisnin parulla. Ndërsa gazeta greke Protothema kujton se kjo çështje është vënë si kusht nga Athina për procesin e integrimit në BE. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco