Gjokutaj: ‘Drejtësia e re’, korrupsionin e quan shpërdorim detyre, vendimmarrësin dhe përfituesin e aferës, viktimë

Gjokutaj: ‘Drejtësia e re’, korrupsionin e quan shpërdorim detyre, vendimmarrësin dhe përfituesin e aferës, viktimë

22:05, 11/12/2023
A+ Aa A-

Avokati Genc Gjokutaj ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit me drejtësinë shqiptare në lidhje me aferën e inceneratorëve, ku sipas tij, drejtësia e re sot është një drejtësi që nuk ka bërë vaki ndonjëherë.

Në postimin e tij në Facebook, Gjokutaj ka theksuar se ‘drejtësia e re, korrupsionin e quan shpërdorim detyre, vendimmarrësin dhe përfituesin e aferës korruptive viktimë’.

Postimi i plotë:

Drejtesia sot nuk eshte Drejtesi e Re por Drejtesi qe nuk ka bere vaki ndonjehere!

Sepse procesi penal qe ajo udheheq eshte ligjerisht i parregullt si kurre me pare, i udhehequr nga arsye shteterore dhe politike te nje pushteti i cili ka arritur nivele rekorde te korrupsionit!

Per kete arsye kjo “Drejtesi e Re” korrupsionin e quan shperdorim detyre, vendimmarresin dhe perfituesin e aferes korruptive viktime!

Kjo eshte njesoj te konsiderosh vrasjen si fyerje! G😡

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco