Inceneratorët/ Bushati: Sipas llogjikës së SPAK, një grup armiqësor ia ka hedhur Ramës dhe Veliajt

21:13, 11/12/2023
A+ Aa A-

Analisti Andi Bushati, i ftuar në Çim Peka në SYRI TV, ka folur për aksionin e arrestimeve të SPAK në Bashkinë e Tiranës në lidhje me inceneratorin inekzistent.

Sipas Bushatit, SPAK ka marrë një direktivë politike nga kryeministri Edi Rama në lidhje me dosjen e inceneratorëve, duke përdorur standard të dyfishtë me rastin e dosjes 'Partizani'.

Bushati: Para ca kohësh në këtë studio diskutuam për dosjen ‘Partizani’ që është apo nuk është Jamarbër Malltëzi i fajshëm, këtë ta shohim. Të gjithë ata që besojnë se Malltezi është i fajshëm thonë që këtë e ka ndihmuar vjerri. Pra nuk mund Malltezi të bëhej i pasur pa pasur vjehrrin kryeministër dhe po pati faj, ka faj dhe Berisha. Kur do të logjikosi dosjen e inceneratorëve, SPAK thotë që këtu është ngritur një grup armiqësor që ia ka hedhur Ramës dhe Veliajt.

Llogjika e SPAK po të lexosh argumentimin është se ky kishte vjehrrin pa bëri lek.

Po të shohësh llogjikën te inceneratori, këta janë aq bira kurve sa jo vetëm na vodhën por ia hodhën edhe Ramës. Dhe në fakt është ajo që unë e them shpesh që është kthimi në tekst juridik i një direktive politike të Ramës. Pasi Rama tha që këta hëngrën kumbulla dhe dardha pas kurrizit tim, këta shkruj e shkruaj spakistat, thonë po po, as Beqaj por këta Rrapaj dhe Rrjepajt hëngrën edhe pas kurrizit të Ramës edhe pas...

Ky Taulant Tusha ka ngrënë kumbulla dhe dardha dhe pas kurrizit të Veliajt por edhe pas kurrizit të Ramës.

Pra një standard tjetër përdoret për ca njerëz që duhen ndëshkuar dhe një standar tjetër për...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco